Tre të rinj humbën jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik. Makina me të cilën po udhëtonin të rinjtë ra nga ura në fshatin Adriatik të Laçit.
Tre të rinjtë që humbën jetën janë Jul Margjoni 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë, Simon Kaza 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M., 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin, kanë mbetur të vdekur.
“Rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik”, njofton Policia. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip “Lancia” me targë AA 389 MO që kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë, kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.