Rama i bllokon Komisionit Hetimor të gjitha dokumentat për lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës

Kreu i komisionit hetimor “Tahiri”, Edi Paloka bëri të ditur se pjesa më e madhe e institucioneve ku janë kërkuar informacion kanë kthyer përgjigje negative.
Kryeministria, ministria e Brendshme apo dhe ajo e Drejtësisë sipas Palokës, nuk kanë dërguar shkresa, duke u shprehur se është një përpjekje për të penguar informacionin.
“Nga shumica e institucioneve përgjigjet kanë qenë negative. Nuk e di si e bashkërendon punën kjo qeveri po të gjitha institucionet që nga kryeministria, ministria e Brendshme, kryeministri thotë që pret DSIK t’i çojë materialet. Historinë me DSIK ju e keni ndjekur. Nuk çojmë informacione pa na garantuar DSIK, që është institucion në varësi të kryeministrit dhe nuk jep informacion për materiale që nuk janë të klasifikuara.
Zoti Xhafaj na ka çuar një shkresë se na bën leksion se si duhet të funksionojë një komision hetimor, na pyet a keni miratuar një plan hetimi apo jo. Ndërkohë që dhe ai zotëria bën sikur nuk e njeh ligjin, po nuk i takon fare të na tregojë si funksionon komisioni hetimor.
Policia ka kërkuar kohë deri më 30 prill dhe asnjë material nuk ka bërë. Të njëjtën gjë bën dhe dogana, ka kërkuar afat deri më 25 prill sot jemi dy maj dhe nuk ka çuar asnjë informacion”, bëri të ditur Paloka.
Ministria e Brendshme ndërkohë kishte kërkuar 2 muaj kohë për kthimin e përgjigjes. “Certifikatën nga DSIK se kemi akoma në dorë”, tha Paloka.

Debatet
Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor parlamentar “Tahiri” përballi palët pas debatit të krijuar me 4 prill, ku mazhoranca mblodhi komisionin e vetme teksa deputetët e opozitës ishin në sallën e gjyqit ku mbahej seanca për protestuesit e Rrugës së Kombit.
Çështja u hap pikërisht nga nënkryetarja Ermonela Felaj, që korrigjoi kryetarin Paloka, duke i thënë se kjo ishte mbledhja e katërt e komisionit dhe jo e treta.
Në kundërpërgjigje Paloka, e cilësoi antiligjore atë mbledhje, duke e akuzuar Felajn se i uzurpoi postin. “Unë e kalova, megjithatë meqe e hapët ajo e ashtëquajtuara mbledhje që ju bëtë përveçse është krejtësisht nul, është dhe në shkelje të plotë të ligjit. Ju zonja Felaj në atë mbledhje keni ozurpuar postin e kryetarit që nuk ju takon me ligj.Për mbarëvajtjen e komisionit unë e lashë vetëm me një denoncim publik sepse mund t’ju akuzoja për uzurpim të postit sipas ligjit ju e dini shumë mirë se nënkryetari i komisionit vetëm me autorizim të kryetarit mund të marrë detyrat e kryetarit. E keni të qartë, të shkruar shumë mirë në ligj. Ju atë ditë keni uzurpuar postin tim. Nuk do ta toleroj më.Komisionin e drejtoj unë me të gjitha kompetencat që më jep ligji dhe kushtetuta, absolutisht nuk keni pasur të drejtë të mblidhni komisionin. Unë e kuptoj pse e bëtë, ishte vendimi për tu marrë në gjykatë për kuksianët që u ngritën në protestë, ju dhanë urdhër për të bërë zhurmë. Por nuk mund të trajtohet as ligji dhe as Kushtetuta në këtë mënyrë, sa herë ti duhet Edi Ramës për të krijuar situata që në fakt ju vënë jnu në vështirësi, se ai është në terëzi aty”, u shpreh Paloka.

Artikulli paraprakHëna shkaktare për mbytjen e Titanikut?
Artikulli tjetërThemeluesi i WhatsApp-it Koum largohet nga Facebooku