Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është marrë në pyetje nga Prokuroria në lidhje me ndërtimin e këndit të lojërave tek Parku i Liqenit në Tiranë. Veliaj shoqërohej në Prokurori nga nënkryetari Arbi Mazniku, të cilët dhanë shpjegime për lejen e punimeve të ndërtimit të këndit të lojërave. Erion Veliaj është pyetur nga prokurori të premten në mbrëmje, por lajmi është bërë publik dje. Kryebashkiaku Veliaj është marrë në pyetje nga prokurori Gjergji Tako. Hetimet e organit të akuzës kanë nisur pas kallëzimit të bërë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe nga Partia Demokratike me pretendimin se punimet në park ishin të paligjshme. Gjithashtu, janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë që kanë hartuar projektin për ndërtimin e këndit të lojërave brenda Parkut të Liqenit. Vendimi i kallëzuar nuk ka të cituar nëse është miratuar me procedura të thjeshtuara, fakt ky që lë hapësira abuzivizmi, bazuar në Ligjin 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, akteve nënligjore në zbatim të tij. Në bazën ligjore të këtij vendimi nuk ka të përmendur, “Planin e Përgjithshëm Vendor të qytetit të Tiranës”. Nuk e ka përmendur vetëm për një arsye, sepse ky plan e ndalon në mënyrë kategorike ndërtimin dhe ndërhyrjen në këtë zonë të mbrojtur të qytetit. Vendimi objekt kallëzimi citon që ky vendim shqyrtohet me propozim të Bashkisë Tiranë. Në praktikën ligjore dhe përshkrimin e punës së AKPT projektvendimet për miratim pranë KKT përgatiten nga AKPT (Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit) me opinionin përkatës dhe jo nga Bashkia e Tiranës siç pretendojnë të kallëzuarit. Vendimi edhe pse ka shumë mangësi formale, vazhdon të jetë abuziv edhe në përmbajtje. Leja rezulton të jetë dhënë me kushte. Asnjë kusht nuk është zbatuar dhe nuk ka se si të jetë dhënë leje. Nuk ka hartën e planvendosjes së strukturave që t’i bashkëlidhet vendimit. Leja me kusht e dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit nuk është firmosur nga ministrat e LSI-së, anëtarë të KKT-së. Në fakt, leja duket se është sajuar me ngut, pas fillimit të reagimeve qytetare për paligjshmërinë e ndërtimit. Ajo mban datën 12 shkurt, dy ditë më vonë se fillimi real i punimeve më 10 shkurt. Data 10 shkurt si datë e fillimit të punimeve është fiksuar edhe në tabelën informuese të ndërtimit të vendosur në hyrje të kantierit në park. Vendimi për lejen me kusht nuk është dhënë në një mbledhje të KKT-së, por është firmosur si “vendim qarkullues”: Kryetar i KKT-së, zoti Rama, ka përgatitur vendimin dhe ua ka çuar atë për firmë, një e nga një, anëtarëve të KKT-së. Ministrat e LSI-së, Ylli Manjani, Lefter Koka, Edmond Haxhinasto, si dhe zëvendësministri i Zhvillimit Urban, Gjon Radovani, nuk kanë firmosur. Mungesa më e rëndësishme, është ajo e ministrit të Mjedisit, Koka, që duhet të japë edhe lejen mjedisore, pa të cilën nuk mund të lëshohet leja e ndërtimit. Tashmë, është e qartë se projekti i këndit të lojërave në park është i paligjshëm. Por, ajo që po zbulohet dita-ditës është se kryebashkiaku Veliaj nuk ka zbatuar as edhe një kërkesë të vetme ligjore në hartimin dhe zbatimin e projektit. Praktikisht, të gjitha veprimet e urdhrat e zotit Veliaj kanë qenë arbitrare dhe në shkelje të ligjit dhe procedurës administrative. Përveç mungesës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM), lejes mjedisore, lejes arkeologjike, si dhe mosinformimit dhe mospjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje, një tjetër shkelje është bërë e qartë këto ditë: Bashkia Tiranë i ka filluar punimet pa supervizor, i cili, sipas ligjit, duhet të monitorojë ndërtimet dhe të sigurojë që ato janë konform ligjit dhe standardeve teknike.
Kryesore
Continue to the categorySabah Sheta: Mustafa Merlika Kruja, tashmë i nderuar me bust në...
Kreu i degës së Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë në Krujë, Sabah Sheta, ka vlerësuar lart vendosjen e bustit të Mustafa Merlika Krujës në qytetin e...