Një mesazh i shkurtër me disa të dhëna esenciale për kokainën nga Kolumbia, kush ishin pritësit dhe pse Rama është në panik nga arrestimi i Çekajt. Mesazhi që duket se është shkruar nga një njohës mjaft i mirë i strukturës të karteleve të drogës flet për zhvillime të reja gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.
Edvinit po te ngushtohet rrethi! sb
“Mirembrama doktor, jam punonjes i policise se antidroges. Ketu flitet se Edi Ramen e ka palosur keq lajmi i arrestimit te Arber Çekaj nga policia gjermane e cila esht per tu pershendetur pasi siç keni denoncuar edhe ju,dihet se Durresi dhe Tirana qe nga shkurti gumezhijne se klani politik prites i 613 kg kokaine e paster esht fiks klani Rama ndersa si kaparpagues gumezhima thot se jane dy me te afermit e Rames Gjushi dhe Çela, sidoqoft hetimet gjermane do zbulojne te gjithe te verteten mbi implikimin e klanit Rama ne kete afere.Drite te metejshme ne kete megaafere po hedhe edhe hetimi edhe vrasjs e Lagjit ne Kolumbi lidhje kryesore e klanit siçilist me kartelin e droges ne Kolumbi!Ditet dhe javet e ardhshme duke si fundi i Rames dhe narkoshtetit te tij.me respekt…”
Arbër Çekaj u arrestua sot në Gjermani për llogari të autoriteteve shqiptare. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas sekuestrimit të rreth 613 kg kokainë, e fshehur në një ngarkesë me banane, e porositur nga kompania në pronësi të Çekajt, “Arbi Garden”. Sasia e kokainës u kap në shkurt të vitit 2018.
Sipas një njoftimi të autoriteteve gjermane, Arber Çekaj u arrestua në Dusseldorf këtë të premte nga efektivë të Policisë Kriminale gjermane. Ai u paraqitën sot në Gjykatën e Qarkut në Dusseldorf, e cila lëshoi ndaj tij një urdhër-ndalimi. Një gjykatë më e lartë rajonale tani duhet të vendosë nëse ai do të ekstradohet drejt Shqipërisë.
Vetë Arbër Çekaj, në një lidhje telefonike me një televizion pak pas kapjes së sasisë së kokainës, ka mohuar përfshirjen në trafik.
Kush fshihet pas 613 kg kokainës?
Lidhur me sasinë e kokainë dy persona të tjerë janë arrestuar dhe ndaj tyre rëndon masa e arrestit me burg. Duket e pabesueshme që 25 vjeçarët Donaldo Lushaj, Armando Pezaku dhe Arbër Çekaj të kenë qenë bosët e mëdhenj të trafikut të 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në Durrës e më tej në Europë. Pezaku (shofer i kamionit) dhe Lushaj janë të vetmit të arrestuar nga policia për kamionin e ngarkuar me banane dhe kokainë në magazinën në Maminas.
Kompania “Arbri Garden” që importoi drogën bashkë me frutat tropikale nga Kolumbia, kishte planifikuar ta mbante kamionin në një magazinë në Maminas. Për disa ditë kokaina qëndroi në port dhe në momentin që u transportua në Maminas, policia ekzekutoi arrestimet dhe sekuestron.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet del se kompania Arbri garden ka kryer dhjetëra rrugë të tjera nga Ekuadori dhe Kolumbia drejt Portit të Durrësit. Pra aktiviteti i saj i tregtisë së frutave vazhdonte prej vitesh.
Tregu shqiptar është ende i vogël për të konsumuar 613 kilogram kokainë. Droga ka qenë e destinuar për në tregun europian, por për ta mbajtur atë në Shqipëri, për ta futur atë në portin e Durrësit, për ta magazinuar në Maminas dhe për nxjerrjen jashtë Shqipërisë, trafikantët kanë pasur mbrojtjen e një njeriu me lidhje të fuqishme.
Të dy të arrestuarit akuzohen për transportin e 180 milion eurove drogë, një fakt i vështirë për t’u besuar. Sfida është kapja e bosit të vërtetë të drogës, personit që ka marrë përsipër hyrjen, magazinimin dhe daljen e kokainës nga Shqipëria duke shfrytëzuar lidhjet me autoritetet shqiptare.