Leo Messi po përgatitet për “El Clasico” në mënyrën më të mirë të mundshme. Në profilin e Barcelonës në “Instagram” është publikuar një video ku tregon “pleshtin” duke bërë një roveshatë të shkëlqyer në stërvitje, e nënvizuar nga disa efekte speciale.
Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij te Real Madrid janë të paralajmëruar, Messi ka dëshirë t’i habisë të gjithë në sfidën e madhe të “Camp Nou”, të dielën…
Barcelona bëhet gati të shpenzojë 50m milionë euro me urdhër të Lionel Messi. Sipas asaj që shkruan “Don Balon”, katalanasit synojnë të marrin Joshua Kimmich nga Bayern Munich, pasi ai është etiketuar si përforcimi ideal për ekipin e Ernesto Valverde, që ende nuk ka gjetur një mbrojtës së djathtë efikas, që pas largimit të Dani Alves.
Kimmich ka nisur të konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të planetit pasi ka lënë një përshtypje të shkëlqyer sivjet,
23-vjeçari ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 17 asiste në ndeshjet e luajtura me Bayern në të gjitha veprimtaritë, ku spikasin dy golat e shënuar në dy ndeshjet gjysmëfinale të Champions League kundër Real Madrid, pavarësisht se Bayern u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4-3.
Në këto kushte, Barcelona ka bërë gati një çek me 50 milionë euro dhe tani pritet përgjigjja e Bayern.