Gati prangat për Tahirin? Thirret në Prokurori shoferi i ish-ministrit

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar me intensitet dosjen ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafik droge dhe mbështetje të bandës së Habilajve në trafikun e drogës.
Gjatë paradites së sotme është thirrur një prokurori, shoferi i Saimir Tahiri, Gentian Ceka.
Ky i fundit është pyetur në lidhje me aktivitetin e shefit të tij. Ceka është edhe personi që ka qenë në makinë me Orest Sotën pak para se ky i fundit të arrestohej me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të Tahirit.
Ka qenë vetë i arrestuari dhe më pas i liruar në janar të 2018 që e ka thënë këtë fakt. Sipas Sotës ka qenë shoferi i Tahirit ai i cili i kishte harruar patentat në makinën e tij. Gentian Ceka është thirrur disa herë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Që pas dorëzimit të mandatit, Tahiri tani është një qytetar i thjeshtë, i cili mund të arrestohet në çdo moment, por prokuroria ka bërë të ditur se po mbledh provat.
Prpkuroria e Krimeve të Rënda ka bërë të ditur para pak ditësh se ka siguyarua një tjetër provë që e implikojnë Tahirin në bandën e Habilajve.
Prokuroria e Katanias dhe Antimafia Italiane prej disa muajsh kanë përcjellë në Tiranë dosjen hetimore ndaj këtij grupi trafikantësh duke kërkuar informacione e bashkëpunim hetimor në zbardhjen e plotë të përgjegjësve të këtij trafiku të madh droge mes Shqipërisë dhe Italisë.

Hetime intensive edhe në Itali për bandën e Habilajve
Me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal, në trafik ndërkombëtar droge e armësh, autoritetet italiane vunë nën hetim personat e konsideruar si anëtarë të një bande kriminale e drejtuar nga dy vëllezërit vlonjatë Moisi e Florjan Habilaj.
Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Katanias me përgjimet 5 vjeçare ndaj këtij grupi trafikantësh, përmendet disa herë dhe emri i ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Më 31 maj 2018, personat e arrestuar nga hetimet e operacionit Rosa dei Venti, me kërkesë të prokurorit të Katanias Andrea Bonomo do të dalin para trupit gjykues të drejtuar nga gjykatësi Giancarlo Cascino.
Cilët janë personat e vënë hetim deri më tani nga Prokuroria e Katanias?
A figuron emri i ish-minstrit Tahiri në regjistrin e të hetuarve?
Këto pyetje priten të marrin përgjigje me nisjen e procesit gjyqësor, si dhe gjatë zhvillimit të seancave të tij ku do të zbardhen detajet e operacionit, përgjimet e antimafias italiane si dhe versionet e fakteve të vënë nën akuzë nga të arrestuarit.
Deri në mes të dhjetorit të vitit 2017 në regjistrin e të hetuarve për operacionin Rosa dei Venti figurojnë 15 persona; Moisi Habilaj, Angelo Busacca, Fatmir Minaj, Gianluca Passavanti, Antonino Riela, Maridian Sulaj, Vincenzo Spampinato, Fabio Spampinato, Carmen Sandro Berolini, Enrivo Maria Giaquinta, Ëilliam Patane, Massimiliano Maria Brundo, Rosario Giuliano, Antonio Greco, Giuseppe Greco, si dhe Nezar Seitaj i arrestuar nga Prokuroria shqiptare dhe i ekstraduar në Itali.

Artikulli paraprakKukësi, Hasi dhe Tropoja peticion Ramës: Liro 4 të burgosurit, anulo taksën në Rrugën e Kombit!
Artikulli tjetërKomunisti nuk është njeri!