Miranda HAXHIA
Duke kujtuar Makbethin, jam e qarte qe gjallesa si ajo Kaloci jane burgosur e mberthyer njesoj si krimbat qe, sipas rraces se tyre mbledhin vrer duke u rritur, e sado te rritet, nuk ka dhembe te kafshoje.
Kronikat e zeza nuk jane ngjarjet me makabre qe degjon e sheh njeriu qe jeton ne kete vendin tone. As djegia e atij kosovarit nuk eshte menxyra me e madhe qe mund te beje njeriu. As helmi dhe mbytja e vjeherres nga nje nuse e trazuar.
Sterri qe shperthen shpirti i gruas eshte e keqja me e madhe. Ai shpirt, prane te cilit mund te buronte qumshti i jetes, pikoi helm e vrer keto dite. Aq shume sa i ka mbushur rrjetet sociale me veremin e saj.
Fluturen tone, miken tone, shoqen tone, motren tone, Açken e forte qe mbahej fuqishem ne shpatullen e birit te vetem, nuk e pyeti kambana kur gjemoi, por psheretimat, klithmen dhe renkimin e madh sa ngjethi edhe eren, dot nuk i numeruam, vetem se jam e bindur, mija nena si une i kane ndiere nen lekuren e tyre, po aq thershem sa, mos o Zot, sikur djalit tone t’i bien petalet e jetes.
Dhe i jemi prane. Me mendje e me zemer. Sepse nga gjiri yne ka buruar qumesht. Qumesht nene.
Mos e vini re nje gjallese si kjo fare felliqesie bukurane, ashtu si Djalli zbukuron genet e tij, ajo eshte ne sojin e krimbave me gjuhen e helmet. Mos e vini re se zemerohet, dhe ca me keq, semundja na i ndizet. Edhe shperthen kolere.
A kemi nevoje ne shqiptarët per nje tjeter epidemi? Sidomos nenat?
E di si thote Makbethi?
Njehere, kur degjoja klithmat e nates,
Me ngrinte gjaku nga llaftaria,
Me ngrihej qim’ e kokes si e gjalle.
Tani me tmerr e gjak jam mbushur
Dhe u stervita sa s’tronditem hiç.
E di ajo Kaloci qe Makbethi qe nje vrases?! Njelloj si ajo. Me keq nga ajo e nga soji tyre.