Kryeministri Edi Rama sot në takimin me qytetarët e Laçit u përball me një sërë ankesash jetike. Disa herë iu kthente përgjigje qytetarëve, disa herë ia faturonte ankesat vartësve të tij. Madje la edhe takim me qytetarët pas mbledhjen pasi nuk kishte argumenta publike ndaj tyre.
Nuk munguan djersët e ftohta dhe kruajtja herë pas here e kokës teksa bashkëbisedonte me qytetarët. Në fotot e mëposhtme shfaqet Rama në djersë dhe duke kruajtur kokën.
“Shëndetësia falas”
Në Laç kryeministri Edi Rama në takimin e zhilluar me qytetarët nuk e kurseu propagandën në fillim të fjalimit të tij por qytetarët për ballë tij nuk qëndruan gojëkyçur.
Rama u vu në siklet kur një prej qytetarëve me qesen në dorë me ilaçe i tregoi se në ç’gjendje ndodhet sot shëndetësia e falas e kryeministrit.
Qytetari me qesen në dorë me ilaçe u shpreh se ilaçi që i duhet për sëmundjen e tij është dyfishuar dhe se as analizat nuk bën dot në shtet por në privat.
Rama duke mos patur asnjë argument ndaj qytetarit u shpreh se do e qartësonte atë pas mbledhjes.
Dëmshpërblimet e përmbytjet
Rama nuk mbajti përgjegjsësi për këtë ankesë po ia ngeci Niko Peleshit.
Qytetari: Jemi përmbytur, janë bërë të gjithë dokumentat, kam dy vjet që sorrollatem por asgjë. Ju kam dërguar edhe ju letra. Si puna ime janë 90 familje. Na ndihmo se kemi hall.
Rama: Është një rast tipik. E para mos u lodhni me letra. Bëhuni bashkë dhe kërkoni ministrin përkatës që t’ju japë llogari për këtë punë. Shkoni atje dhe kërkoini llogari. Jeni 90 familje kërkoni ministrin t’ju dalë në interpelancë.
Me ilaçet në dorë qytetari vë në vështirësi Ramën
Në Laç kryeministri Edi Rama në takimin e zhilluar me qytetarët nuk e kurseu propagandën në fillim të fjalimit të tij por qytetarët për ballë tij nuk qëndruan gojëkyçur.
Rama u vu në siklet kur një prej qytetarëve me qesen në dorë me ilaçe i tregoi se në ç’gjendje ndodhet sot shëndetësia e falas e kryeministrit.
Qytetari me qesen në dorë me ilaçe u shpreh se ilaçi që i duhet për sëmundjen e tij është dyfishuar dhe se as analizat nuk bën dot në shtet por në privat.
Rama duke mos patur asnjë argument ndaj qytetarit u shpreh se do e qartësojë atë pas mbledhjes.
Biseda:
Qytetari: Vuaj nga Hepatiti B. Më parë këtë ilaç e merrja me rimbursim 61 mijë lekë. Këtë rradhë kjo ishtë bërë 215 mijë lekë. Ky ilaçi që shikoni. Unë jam pa punë. Nuk e marr dot këtë ilaç unë por më duhet se jam i sëmurë.
Rama: Ka disa ditë që është miratuar lista e re dhe ka një pak konfuzion. Për të mos e zgjatur rastin konkret, bashkarisht mbas mbledhjes. O zotni pas mbledhjen unë nuk do iki pa u marr vesh me ty.
Qytetari: Prit edhe pak. Analizat i bëj te privati, kushtojnë mbi 200 mijë lekë.
Rama: Po atë thashë do të sqaroj pas mbledhjes?