Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas lirimit nga burgu të ish-deputetit vrasës, Mark Frroku. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, “Forca e Krimit” korr një fitore spektakolare të re!
“Kryegjykatesi, kryeprokurori, kryekushtetuesi Edvin Kristaq Droga nën moton ‘poshtë ligji’ dha sot verdiktin e tij!
– Ai vendosi sot në Gjykatën e Fierit lirimin nga burgu të mikut të tij besnik Mark Frroku, i cili është i dënuar 12 vjet për vrasje nga Gjykata e Apelit, Brukselit.
– Shtojmë këtu se Saimir Trafiku, me urdhër të Ramës fshehu për 8 muaj mandat arrestin e Frrokut të dërguar nga Interpol.
Këtë fitore e noterizoi menjëherë Fatzi Xhafa!
Në narkoshtet, narkoset po brohorasin “poshtë, ligji rroftë Edvini”!”, shkruan Berisha.
Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu pas ndërhyrjes së Edi Ramës, ndërsa vendimi është bërë publik ditën e sotme. Frrokut i kishte mbetur edhe 1 vit burg, por Gjykata ka vendosur ta pezullojë vendimin. Mark Frroku ishte dënuar nga Gjykata e Tiranës me 7 vite e 5 muaj burg, por Apeli do t’ia ulte dënimin në 6 vite.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 25 vite burgim për Frrokun, nga të cilat 17 vetëm për akuzën e vrasjen në kryeqytetin belg, Bruksel, në vitin 1999, të një shqiptari, gjatë një përplasjeje mes grupeve që kontrollonin një rrjet prostitucioni. Por provat në mbështetje të kësaj akuze u konsideruan të pamjaftueshme nga ana e trupit gjykues.
Ish-deputeti u gjet fajtor nga Gjykata për tre akuza të tjera, atë për “Pastrim të parave”, “Fshehje të pasurisë” dhe “Ndërtim të paligjshëm me qëllim përfitimi”.