Robert Lewandowski është konsideruar “një egoist” nga ish-trajneri i Bayern Munich, Ottmar Hitzfeld, por sulmuesi i polak pritet të mbetet në “Allianz Arena”. Ka shumë që flasin për një lëvizje të sulmuesit kësaj vere, me Real Madridin, që prej kohësh ka qenë i lidhur me një polakun ndërkombëtar, ndërkohë që 29-vjeçari iu ka fryrë flakëve të transferimit me një xhest disi të ashpër në ndeshjen e kaluar.
Lewandowski refuzoi të shtrëngonte duart me Jupp Heynckes, pasi u zëvendësua nga Sandro Wagner, 13 minuta nga fundi i fitores 3-1 ndaj Këlnit, të shtunën. Hitzfeld ka mbetur më pak se i impresionuar nga mungesa e respektit të treguar nga lojtari i tij. Megjithatë, pranohet rëndësia që ka sulmuesi për skuadrën bavareze.
Një njeri, i cili mbikqyri pesë triumfe të titullit në Bundesliga dhe një fitore të Ligës së Kampionëve, gjatë dy eksperiencave të suksesshme në stolin e Bayern Munich, Hitzfeld, tha për “Sport1”: “Isha i zhgënjyer kur e pashë atë figurë të keqe televizive. Mënyra si u soll ndaj një personi të respektuar, si Jup Heynckes, është e gabuar.
Kur një trajner zëvendëson një lojtar, është gjëja më normale në botë. Pastaj, lojtari ka për detyrë të dalë jashtë fushe, të duartrokasë atë që e zëvendëson dhe t’i urojë atij fat të mirë. Lewandowski tregoi mungesë respekti jo vetëm ndaj trajnerit Heynckes, por edhe ndaj Wagner.
Çdo sulmues është pak egoist. Ai duhet të shënojë gola dhe matet me gola. Kjo është puna e tij. Por, është më e rëndësishme që ekipi të funksionojë. Lewandowski ka qëlluar veten me këto veprime, sepse do të kritikohet jo vetëm brenda klubit, por edhe brenda ekipit”.
Ndërsa e dënon reagimin e polakut, Hitzfeld beson se një interpretues i sprovuar si ai do të mbetet te Bayerni edhe për sezonin 2018-2019. Real Madridi raportohet se e ka vendosur vëmendjen mbi sulmuesin polak, por klubi në Bavari nuk ka nevojë financiare, që të pranojë shitjen e një guri të çmuar:
“Bayerni nuk ka nevojë për para. Klubi është shumë i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm në këtë drejtim. Unë besoj se Lewandowski ka një këshilltar të ri, i cili dëshiron ta ofrojë lojtarin kudo. Natyrisht, ai dëshiron edhe ta rrisë pagën e tij. Por, në fund të fundit, është në dorën e Lewandowski. Unë jam shumë i zemëruar për performancën e tij të fundit, por nuk dyshoj mbi lidhjen e fortë që sulmuesi ka me Bayern Munich”.