Ambasadori amerikan ka reagur një ditë pas deklaratës së Ramës, sipas të cilit përderisa nuk ka folur ende ambasadori amerikan në lidhje me vendimin e Gjykatës italiane për dënimin e vëllait të ministrit të Brendshëm, atëhere ai nuk e besonte se kjo të ishte e vërtetë. Lu i ka kërkuar Ramës të mos flasë në emrin e tij dhe se SHBA po shqyrton dosjen “Xhafa” dhe do të reagojë vetë.
Në një prononcim për News24, ambasadori Lu del kundër kryeministrit Rama dhe thotë se po shqyrtojnë pretendimet për Agron Xhafajn.
“Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flsasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar prentendimet që janë ngritur ndaj vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj”, deklaroi ambasadori Lu.
Rama: Përderisa nuk flet ambasadori Lu nuk është i vërtetë dënimi nga gjykata italiane i Agron Xhafës
Kreu i qeverisë ka habitur sot me mënyrën se si ka tentuar të mbrojë Fatmir Xhafën dhe vëllanë e tij të dënuar në Itali për trafik droge. Rama ka folur në emër të ambasadorit Lu duke u shprehur se denoncimi i opozitës për vendimin e Gjykatës në Itali nuk është i vërtetë përderisa nuk ka folur ambasori Lu. “Ai i verifikon të gjitha përderisa ai nuk ka folur dënimi i Gjykatës Supreme italiane për Agron Xhafën nuk është i vërtetë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij para deputetëve socialistë, në foltoren e Kuvendit, ka reaguar për herë të parë për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.
Rama tha se dënimi i tij është një fakt i njohur, por nëse do kishte një të vërtetë për lidhje apo për ndikim nga ministri Xhafaj për mbrojtjen e të vëllait, para opozitës do kishte folur ambasadori amerikan, Donald Lu.
“Rrjetet sociale ku qytetari dixhital i PD-së na ruan në ekranin e mrokullës së vetë dixhitale se kush shan e shfryn më shumë baltë nga goja.
Për fat të keq, u larguan pa dëgjuar atë që u takon, qoftë për rastin në fjalë, qoftë për atë çfarë fshihet, por fshihet zbuluar në këtë orvatje histerie.
Dje ministri i Brendshëm ka sqaruar, ndërsa këta rinxorrën çështje të dalë e ridalë.
Dhe ka dalë e ridalë kur është dashur të sulmohet drejtëpërdrejt Fatmir Xhafa apo qeveria ose grupi parlamentar i PS-së në momente ngacmuese për këta që sot, një avaz të vjetër përpiqen t’jua shesin shqiptarëve si avaz të ri.
Rasti më i fundit, kur ky rast ka dalë në mediat pranë SHQUP-it në kohën kur kalonte reforma në drejtësi.
Fakti është i njohur botërisht, por shqiptarët nuk e kanë mendjen tek kjo tollovi e madhe.
Fakti është i njohur dhe për partnerët ndërkombëtarët.
Nëse për këtë zallamahi do kishte një grimcë të vërtete për ministrin tonë të Brendshëm, besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme se para se të flisnin këta do fliste miku ynë, ambasadori amerikan, BE.” –tha Rama në Kuvend.