Berisha: Jo vetëm dorëheqje, por ndëshkim me kokrrën e burgut për Xhafën

Ish-Kryeministri Berisha ka deklaruar se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj jo vetëm duhet të japë dorëheqjen, por ai duhet të përgjigjet penalisht para drejtësisë. “Ai duhet të shkojë në kokrrën e burgut”, tha Berisha në një intervistë për mediat. Ish-Kryeministri deklaroi se Xhafa ka ndërhyrë tek autoritet italiane gjatë kohës që ka qenë ministër Drejtësia për të mos lejuar penalizimin e të vëllait të dënuar për trafik droge. Berisha tha se nuk ka asnjë shpresë se drejtëisa e kapur nga Rama do të mund të hetojë këtë skandal të rëndë ku është përfshirë ministri i tij. Ai ka deklaruar se lidhjet e Xhafës janë mjaft të ngushta me Sekretarin e Ramës, Agastra, i cili sa herë ndodhin skandale të ministrave të Ramës ai udhëton drejt Italisë për të shfrytëzuar lidhjet e tij si ish avokat i botës së krimit atje.
Berisha tha se e vetmja zgjidhje në kushtet kur drejtësia ka rënë dhe kryeprokuror dhe kryegjykatës është vetë Rama mbetet reagimi popullor.“Qytetarët duhet ta krejnë këtë bandë kriminale në qeveri”, tha Berisha.
Syri.net ka mësuar se në momentin që Agron Xhafaj është arrestuar në Itali, vëllai i tij, Fatmir Xhafaj ka qenë ministër i Drejtësisë, në qeverinë me Kryeministër Fatos Nanon.
Sipas të njëjtave burimeve, Syri.net ka mësuar se në atë kohë, në Prokurorinë e Përgjithshme, Ardian Visha ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Marrdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme . Këtij të fundit i është kërkuar të kontaktojë me palën italiane, prokurorinë e Bolonjës, madje në mesnatë Kryeministri i kohës, Fatos Nano, e ka autorizuar që të flasë edhe në emrin e tij.
Qëllimi ishte që vëllai i ministrit të kalonte nga masa e arrestit në ‘burg’ në atë të ‘shtëpisë’ dhe shkaku ishte që të mos përdorej politikisht në atë kohë nga kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili drejtonte opozitën shqiptare.
Në këtë mënyrë duket se ndërhyrjet në nivelin më të lartë nga qeveria shqiptare mundësuan që vëllai i ministrit t’i shpëtonte arrestit, pavarësisht se opozita denoncoi rastin e përfshirjes së vëllait të Xhafajt në trafikun e drogës.

Artikulli paraprakAmbasadori Lu i përgjigjet Ramës: Mos fol në emrin tim, SHBA po shqyrton dosjen “Xhafa”
Artikulli tjetërSkandali/ Ditmir Bushati pushon dy profesorë dhe punëson kunatën pedagoge jashtë çdo kriteri