Ministri për Europën i Kancelares Merkel, Ruth ka deklaruar në konferencën për shtyp se Gjermania “po verifikon sukseset e Shqipërisë” të paraqitura në raportin e progresit të Bashkimit Europian. Ruth ka deklaruar se Gjermania ka pritshmëri në luftën ndaj krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Ministri gjerman është ndalur tek rëndësia që vendi i tij i kushton pavarësisë së reformës në drejtësi, ndonëse ka vlerësuar procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
“Vendi juaj përfaqësohet në mënyrë të shkëlqyer nga Ditmir Bushati. Rruga e Shqipërisë drejt BE është e vështirë por ia vlen. Këtu në plan të parë janë forcimi i shtetit ligjor, sistemi i drejtësisë.
Fokusi i bisedimeve kanë qenë problematikat që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit. Ne kemi ende pritshmëri
Qeveria federale po verifikon të gjitha arritjet dhe në bashkëpunim me bundestagun do pozicionohemi në të ardhmen”, u shpreh ndër të tjera Michael Roth.
“Besojmë fuqimisht në mbështetjen e Gjermanisë në procesin e vështirë që është para nesh për nisjen e bisedimeve me BE”, u shpreh Bushati.