Prokurorët që po hetojnë ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri kërkuan arrest me burg për Tahirin, por Rama ka ndërhyrë personalisht pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda duke mos lejuar zbatimin e urdhrit të prokurorëve. Urdhri i Ramës për gjykatësit ka qenë i prerë, Tahiri nuk duhet të burgosej në qelitë e burgjeve, por vetëm në shtëpi. Kjo është skema e turpshme e Ramës përmes të cilës ai kërkon të mashtrojë partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në prag të vendimit të hapjes së negociatave. Një vendim që kërkon ti hedhë hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve për të vërtetën e hidhur jo vetëm të trafikut të drogës, por edhe të kapjes së drejtësisë nga krimi i organizuar.
Ish minsitri i Brendëshës Saimir Tahiri duket se e ka pritur normalisht vendimin e gjykatës për arrestimin ose jo të tij.
Siç bëhet e ditur nëpërmjet avokatit të tij Maks Haxhia ai ka marrë dijeni për veprimet e Porkurorise dhe Gjykatës dhe po e priste jashtë banesës së tij.
Ai ka qendruar në lagje për të konsumuar një kafe në një lokal pranë banesës në praninë e disa miqve dhe avokatëve të tij.
Me të mësuar se gjykata kishte vendosur masën “arrest shtëpie” Tahiri i është drejtuar banesës i shëqëruar nga miq të tij.
Ndërkohë që aktualisht Saimir Tahiri është parë herë pas herë të pijë cigare ne ballkonin e tij dhe në momente të caktuara duke biseduar në telefon, ndërkohë që duket duke qeshur.