Misteri “Skripal” dhe dosja anti-Trump

Nuk është bërë asnjë raportim tjetër për çështjen e Skripalit, rasti i një agjenti të dyfishtë britaniko-rus dhe vajzës së tij, të cilët u helmuan në Salisbury të Anglisë. Duket madje se ekziston në përpjekje aktive për t’i ndryshuar të dhënat publike të kësaj çështjeje. Qeveria britanike pretendon se Skripalët janë helmuar me “Novichok” një agjent mervor tepër i fuqishëm dhe ka fajësuar Rusinë për këtë. Ekzistojnë përsëri shumë pikpyetje, por mediat britanike që njihen se nuk kanë frikë t’i shkelin në kallo askujt, duket se kanë humbur interesin.
Në fillim të muajit prill shtypi britanik ishte duke përhapur “Novi-Fog™”, duke përsëritur në mënyrë të paturpshme pretendime aspak logjike nga “shërbimet e sigurisë”, pa e raportuar siç duhet rastin e Skripalit.
Një ish-ambasador britanik, Craig Murray, citon Clive Ponting, një tjetër ish-zyrtar të lartë, i cili dyshon se qeveria britanike ka lëshuar atë që quhet “D-Notice”. Një urdhër i tillë nuk e lejon median britanike që të raportojë mbi një çështje të caktuar. Murray thekson gjithashtu një postim në Twitter të korrespondentit të Channel 4, Alex Thomson, më 12 mars ku ky i fundit përmed ekzistencën e “D-Notice” në lidhje me çështjen e Skripalit dhe MI6-ës. “D-Notice”, ka thënë Thomsen, është lëshuar tepër vonë, pasi mediat kishin nisur me kohë të raportonin emrin e Skripalit të lidhur ngushtë me MI6-ën, madje ishte përmendur që më 8 mars.
Pablo Miller, një agjent britanik i MI6, ishte ai që kishte rekrutuar Sergej Skripalin. Ish-agjenti i MI6 në Moskë, Christopher Steele, ishte gjithashtu i përfshirë në këtë çështje.

Skripali u kap nga shërbimet e sigurisë ruse dhe u fut në burg. Pablo Miller, rekrutuesi i MI6, ishte gjithashtu mbrojtësi i Sergej Skripalit, pasi u lirua nga Rusia përmes një shkëmbimi spiunësh. Është raportuar se edhe ai jeton gjithashtu në Salisbury. Christopher Steele dhe Pablo Miller punojnë të dy në “Orbis Business Intelligence” që ka krijuar “Dosjen e pistë” në lidhje me Donald Trumpin.
Menjëherë lindën dyshime të një lidhjeje ndërmjet “Dosjes së pistë” dhe rastit të Skripalit dhe u ngritën disa pikëpyetje. A e kishte ndihmuar Skripali agjentin Steele që të krijojë dosjen e Rusisë kundër Trumpit? A kishte Skripali lidhje me njerëz të tjerë në Rusi që hidhnin baltë mbi Trumpin? A kishte kërcënuar Skripali se do të fliste për këtë çështje?
Nëse ekziston një lidhje ndërmjet dosjes kundër Trmpit dhe Skripalit, atëherë ka një sërë organizatash dhe njerëzish që kanë motive për ta vrarë atë. Ka shumë njerëz të implikueshëm në të dy anët e Atlantikut, të cilët kanë marrë pjesë dhe kanë krijuar fushatën anti-Trump. Në rast se Skripali ka vërtetë informacione, ka disa hetime që mund të zgjidhen dhe punë të pista që mund të dalin në dritë. Heqja e Skripalit nga ekuacioni dhe vendosja e fajit mbi Rusinë duket si një mënyrë e leverdisshme për të hequr qafe një dëshmitar potencial.
Denoncuesi Clive Ponting, i cituar nga Murray, tani dyshon gjithashtu se çështja e Skripalit ka qenë një “punë e brendshme” që buron direkt nga mashtrimi i madh me “dosjen e pistë” kundër Presidentit Trump.
Nëse edhe Sergej Skripal ka qenë gjithashtu i i përfshirë në dosjen e “dusheve të arit”, atëherë ekzistojnë elementë në Shtetet e Bashkuara që kanë motive të qarta për të vepruar kundër tij.

I gjithë incidenti ka qenë një “punë e brendshme” jo për ta vrarë atë, prandaj është përdorur edhe BZ, por për t’i dhënë një paralajmërim të mirë dhe një dënim të merituar. E gjithë historia po trajtohet sikur autoritetet e dinë shumë mirë se çfarë kanë ndodhur, por kanë marrë urdhrin për ta mbuluar.
Me siguri, polici që rastësisht ndodhej aty afër në momentin e duhur, nuk ishe gjë tjetër veçse një agjent në detyrë, i cili po mbante nën survejin vajzën e Skipalit, Yulia. Ndërkohë, mediat nuk e kanë të lejuar të flasin për ekzistencën e “D-Notice”.
Pra, jo vetëm që ekziston një heshtje tepër e çuditshme rreth rastit të Skripalit, por duket se ka një fushatë aktive për të zhdukur dhe ndryshuar të dhënat materiale të çështjes.
Në vitin 2017, gazetarja investigative Dilyana Gaytandzhiev, raportoi në lidhje me një transport masiv ajror të armëve drejt rebelëve sirianë përmes mbulimit diplomatik dhe si rezultat e pushuan nga puna. Më 26 prill, ajo bëri një tjetër zbulim interesant: “Skripalët ishin ekspozuar ndaj drogave Fentanyl dhe Novichok, të dy agjentë nervorë të fuqishëm, sipas informacioneve të përftuara nga Gazeta e Shërbimeve Klinike të Mbretërisë së Bashkuar”. Informacioni i Gazetës së Shërbimeve Klinike të Mbretërisë së Bashkuar që kishte gjetur Gaytandzhiev qe i datës 5 mars 2018, një ditë pas incidentit të Skripalit në Salisbury. Në deklaratën zyrtare dhe origjinale të gazetës shkruhej: “Spitali i Distriktit të Salisburyt ka deklaruar një “incident madhor” më 5 mars kur dy pacientë ishin ekspozuar ndaj drogës opioide. Ky incident pasoi rastin e mëparshëm të një burri dhe një gruaje të ekspozuar ndaj drogës Fentanyl në qendër të qytetit.

Opioidi është 10 mijë herë më i fortë se kokaina”. Më 27 prill, një ditë pas Dilyana Gaytandzhiev shkruan: “Skripalët ishin ekspozuar ndaj drogave Fentanyl dhe Novichok. Pasi publikova dje këtë informacion të marrë nga Gazeta e Shërbimeve Klinike, gazeta e ka ndryshuar deklaratën sot”.
Gazeta e ndryshoi vërtetë deklaratën e saj dhe kryetitulli i mëpasshëm ishte: Spitali i Distriktit të Salisburyt ka deklaruar një “incident madhor” më 5 mars kur dy pacientë ishin ekspozuar ndaj drogës opioide. Ky incident pasoi rastin e mëparshëm të një burri dhe një gruaje të ekspozuar ndaj një droge tjetër në qendër të qytetit”.
Me pak fjalë, të gjitha referencat e Fentanylit si shkak për sëmundjen e Skripalit në artikullin e 5 marsit ishin hequr ndërmjet 26 dhe 27 prillit. Pyetja është: “Përse një gazetë kaq e vogël duhet të ndryshonte një artikull aq të vjetër, pas një postimi në Twitter të një gazetareje? Kjo gazetë nuk ishte e vetmja që kishte përmendur përdorim e Fentanylit. Edhe gaztea lokale e Salisburyt më 5 mars kishte deklaruar të njëjtën gjë dhe artikulli nuk është ndryshuar: Policia deklaroi invidentin e një burri në të 60-at dhe një gruaje në të 30-t, të cilët janë gjetur pa ndjenja në stolin e një qendre tregtare ditën e dielë. Shërbimet e emergjencës në vendngjarje dyshojnë se substanca mund të jetë një drogë e fuqishme e quajtur fentanyl, por asgjë nuk është e konfirmuar. Ata u çuan në spitalin e Salisburyt ku ndodhen në tereapi intensive në gjendje të rëndë shëndetësore”.
Në nëntor të vitit 2017, Gazeta e Salisburyt kishte raportuar për një rast overdose me fentanyl që nuk kishte lidhje me incidentin. Në vitin 2016, Salisbury kishte një shpërthim të rasteve të overdozës nga fentanyli. Shërbimet lokale të emergjencës ishin padyshim në ndijeni të simptomave dhe efekteve të një substance të tillë. Një tjetër faqe lokale lajmesh, Devon Line, nxorri më 5 mars një kryetitull ku shkruhej: “Një incident madhor kimik i deklaruar, pasi 10 persona kishin vjellë fentanyl dhe dy ndodhen në gjendje kritike për jetën”.

“Mendohet se policia dyshon se fentanyli, një drogë sintetike shumë herë më e fortë se heroina, mund të jetë e përfshirë në incident. Një burrë dhe një grua janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 10 të tjerë janë të përfshirë. Oficerët dhe mjekët u thirrën në qendrën tregtare “The Maltings” në Salisbury, pasi një burrë dhe një grua patën probleme shëndetësore. Gruaja ishte pa ndjenja dhe u dërgua me aeroplan në spitalin e Salisburyt rreth orës 16:15, ndërsa burri u dërgua me ambulancë”.
Është raportuar kohët e fundit se, fentanyli i ka marrë jetën të paktën 60 personavve në Mbertërinë e Bashkuar gjatë 8 muajve të fundit. Raporti i Devon Live është ende në formën e tij origjinale dhe nuk është ndryshuar. Artikulli lidhet me një deklaratë të policisë së Wiltshire për këtë çështje dhe citon pikërisht këtë deklaratë. Çudia më e madhe është se artikulli ekziston, por linku që të çon në deklaratën e policisë është fshirë. Deklarata zyrtare e policisë për çështjen e Skripalit nuk është më e disponueshme.
Shypi britanik tashmë ka heshtur plotësisht në lidhje me rastin e helmimit të Skripalit dhe vajzës së tij. Craig Murray dhe në tjetër ish-zyrtar dyshojnë se qeveria ka dhënë urdhra që mediat të mos e raportojnë këtë çështje. Ata dyshojnë gjithashtu se çështja e lidhur drejtpërdrejt me “dosjen e pistë” që fushata e Hillary Clintonit ka urdhëruar të sajohet kundër Donald Trumpit.
Nuk kuptohet ende përse qeveria britanike mund të ketë dhënë urdhër për të mbajtur heshtje mbi këtë çështje, pasi fillimisht qeveria pretendonte se Rusia kishte shkaktuar incidentin. Përse nuk po lejohet asnjë hetim publik nga ana e medias? Ku ndodhet Yulia Skripal dhe cila është gjendja shëndetësore e Sergej Skripalit? Përse duan t’i mbajnë në heshtje?
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakProkurorët kërkuan arrest me burg, por Rama nuk i lejoi. Tahiri i qeshur nga ballkoni i vilës flet në telefon
Artikulli tjetërFarsa e turpshme, e emëruara e Ramës në Prokurori takoi gjyqtaren para vendimit për Tahirin