Trump-Kim, bisedimet që mund të shmangin luftën

John Dale Grover
Deklarata e Presidentit Trump ditëne enjte se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un në Singapor më 12 qershor, i hap rrugën një samiti që pritet të ketë sukses të madh në rast se arrin të avancohen interesat e Shteteve të Bashkuara, duke e bërë Korenë e Veriut më pak të rrezikshme për fqinjët e saj dhe Amerikën.
Skenari ideal është që samiti të përfundojë, duke arritur dakordësi me Kimin për zhdukjen e të gjithë armëve të tij bërthamore. Skenari më realist është që samiti të hapë diskutimin që do t’i hapë më pas rrugën kufizimit të kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut, por duke e detyruar Amerikën të pranojë me keqardhje faktin se Korea e Veriut do të jetë një vend me fuqi bërthamore. Megjithatë, që samiti Kim-Trump të ketë sukses, Shtetet e Bashkuara duhet të tregohen realistë në lidhje me ç’armatimin e Koresë së Veriut, koston e ç’armatimit si dhe superioritetin e diplomacisë kundrejt luftës.
Amerika ka deklaruar prej kohësh qëç’armatimi i Plotë, i Verifikueshëm dhe i Pakthyeshëm i Koresë së Veriut (i njohur ndryshe CVID) është një qëllim madhor për të. Megjithatë, armët bërthamore janë përsëri garancia më e mirë për Kim Jong Un për t’u mbrojtur nga tentativat e ndryshimit të regjimit, kështu ka pak gjasa që ai t’i dorëzojë. Kimi e ka parë se çfarë ka ndodhur në Libi, Irak dhe Ukrainë kur ata hoqën dorë nga fuqia bërthamore dhe nuk ka ndërmend të pësojë fatin e tyre. Mund të ketë arsye për shpresë, por nuk duhet të kemi pritshmëri të larta. Korea e Veriut ka një histori të gjatë të premtimeve falco dhe gjesteve manipuluese për të përfituar lëshime nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo bëhet përmes alternimit të kërcënimeve dhe bisedimeve për të shmangur sa më gjatë sanksionet.

Në vitin 1985, Koreae Veriut ra dakord me Traktatin e Mospërhapjes Bërthamore, por refuzoi të bashkëpunonte me inspektorët deri sa Shtetet e Bashkuara hoqën armët e tyre bërthamore nga Korea e Jugut. Amerika i hoqi këto armë bërthamore në vitin 1991 dhe të dy Koretë kanë firmosur marrëveshjen e ç’armatimit të gadishullit korean. Korea i pranoi inspektorët brenda centraleve, por i dëboi menjëherë më pas.
Përpjekja e dytë për CVID ishte në vitin 1994 me marrëveshjen që Korea e Veriut të ndalonte testimin bërthamor dhe të lejonte inspektorët në këmbim të reaktorëve të lehtë të ujit. Korea e Veriut e shkeli marrëveshjen dhe Shtetet e Bashkuara nuk pranuan që ta rishqyrtonin, kështu marrëveshja u prish plotësisht në vitin 2002. Pak kohë më pas, Korea e Veriut testoi me sukses bombat e para bërthamore në vitin 2006 dhe 2009.
Përpjekjet më të fundit CVID. Bisedimet 6-palëshe, u mbajtën nga viti 2003 deri në dështimin e tyre të plotë në vitin 2009. Që atëherë, Korea e Veriut ka testuar bomba bërthamore në vitet 2013, 2016 dhe 2017. Kimi ka arritur të avancojë shumë më shpejt se paraardhësit e tij. Tani inteligjenca e Shteteve të Bashkuara pretendojnë se Korea e Veriut zotëron ose do të zotërojë shumë shpejt koka raketash bërthmaore në miniaturë dhe raketa të afta për të arritur deri në Shtetet e Bashkuara. Ky leksion i shkurtër historie tregon se, përgëzimi i parakohshëm i bisedimeve Trump-Kim do të ishte i gabuar. Korea e Veriut ka premtuar ç’armatimin edhe më parë dhe liderët e dy Koreve janë takuar edhe në vitet 2000 dhe 2007.
Edhe vetë mundësia e përfundimin të luftës koreane u shplaos më parë në vitin 2016. E vetmja risi është që Kimi ka kapërcyer për pak kohë kufirin drejt Koresë së Jugut, kur u takua me Presidentin Moon Jae-in. Edhe pse mund të ketë një arritje të madhe për ç’armatimin e gadishullit koran nga takimi i Presidentit Trump dhe Kim Jong Un, në takim nuk duhet shkuar me optimizëm të madh.

Presidenti Trump duhet t’i shohë këto bisedime me sy shumë të kthjellët dhe të kuptojë se rezultati më i mundshëm është që Korea e Veriut të fitojë statusin e fuqisë bërthamore, të cilin Shtetet e Bashkuara do të duhet ta mbajnë vazhdimisht nën kontroll.
Ka shumë pyetje që lindin përpara takimit tëPresidentit Trump dhe Kimit. Për shembull, a do të pranojë Kimi ç’armatimin e plotë dhe të pakthyeshëm apo thjesht do të ngrijë armë bërthamore që posedon? A është premtimi i Shteteve të Bashkuara për të mos sulmuar (premtim i shkelur në rastin e Libisë dhe Irakut) i mjaftueshëm, apo Kimi do të kërkojë tërheqjen e trupave amerikane nga Korea e Jugut?
Po reduktimi i sanksioneve? A do të vazhdojë Kimi përpjekjet për të dobësuar Korenë e Jugut apo do të jetë reformator si Deng Xiaoping, ish-lideri i Kinës që mundësoi hapjen dramatike të Kinës me botës pas vizitës sëPresidentit Nixon? Presidenti Trump duhet të mbajë parasysh qëçdo marrëveshje do të kërkojë kohë, me siguri nuk do të përfshojë njëç’armatim të plotë dhe do të kërkojë lëshime nga të dy palët. Presidenti amerikan do të duhet t’i ofrojë Kimit siguri dhe një marrëveshje ekonomie që ai nuk mund ta refuzojë, më pas duhet të kthehet në Amerikë dhe t’ia shesë këtë marrëveshje popullit amerikan dhe Kongresit.
Kjo do të jetë më e vështirë se, rasti kur Kongresi miratoi ligjin që ndalonte lehtësimin e sanksioneve për Korenë e Veriut pa arritjen e ç’armatimit të plotë. Shumica e lobeve në Kongres, media dhe këshilltarët me siguri nuk do të bëjnë lëshime për një skenar ku Korea e Veriut mund të mbajë armët e saj bërthamore apo për një rezultat që mundëson rehabilitimin e regjimit brutal të Kimit.

Bindja e Kimit për një marrëveshje do të jetë e vështirë, por po aq e vështirë do të jetë edhe bindja e klasës politike amerikane. Megjithatë, një zgjidhje që t’i kënaqë të gjithëështë e mundshme. Kimi mund të pranojë të ngrijë dhe të frenojë kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut, që mund të jetë maksimumi i arritjes për Shtetet e Bashkuara.
Duhet theksuar gjithashtu se, Kim i ka nisur tashmë reformat e liberalizimit ekonomik. Që tani kanë filluar të dalin produkte dhe çmime konkurruese në disa dyqane dhe aktiviteti privat arrin deri në 30-50 përqind tëGDP-së së vendit. Kim ka thënë se ka dëshirë të ketë edhe marrëdhënie normale me Shtetet e Bashkuara që të ndjekë hapat e Kinës përtë dalë nga izolimi drejt pranimit në komunitetin ndërkombëtar. Një transformim i tillë do të ishte historik dhe do të rriste shumë shanset për paqe dhe stabilitet. Megjithatë, arrihet ose jo ç’armatimi i plotë, balanca aktuale e pushtetit është përsëri më e mirë se perspektiva e luftës. Amerika mund ta shkatërrojë Korenë e Veriut nëçdo kohë, por Kimi mund t’i shkaktojë gjithashtu dëmë të mëdha amerikanëve dhe aleatëve.
Një sulm bërthamor nga Korea e Veriut kundër Seulit apo Tokios mund të shkaktonte mbi 2 milionë viktima dhe 8 milionë të plagosur, sipas parashikimeve. Më tej, kolapsi i Koresë së Veriut nuk është në interat kombëtare të Kinës, ndaj kjo perspektivë mund ta detyrojë Kinën t’i bashkohet luftës. Fakti që asnjë konflikt nuk ka ndodhur deri tani dhe që Kina ka lënë ndonjëherë mënjanë premtimin për të mbrojtur Korenë e Veriut, është një tregues që Shtetete Bashkuara janë të vendosurapër të ruajtur paqen.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Artikulli paraprakNgritja e Azisë dhe pasojat për Europën
Artikulli tjetërTrump kandidat për çmimin Nobel?