Bie edhe Hamburg, mbeten Real, Barça, Inter dhe 25 motra!!!

SV Hambuger ka rënë në Bundesliga 2, për herë të parë në 55 vite histori. Por le të shohim se cilat janë 28 epiket e tjera që kurrë nuk e kanë provuar shijen e kategorisë inferiore, duke nisur nga skuadrat amerikano-latine…
COLO COLO – Ka qenë skuadra e parë kiliane që ka fituar Kupën Libertadores në vitin 1991. Eshtë skuadra më e titulluar në Kili me 31 kampionate të fituara.
BOCA JUNIORS – Eshtë e vetmja skuadër argjentinase që ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet e këtij vendi që nga viti 1913 dhe deri më sot. Ka fituar 32 tituj kampion dhe 6 Kupa Libertadores.
CRUZEIRO – E vetmja skuadër braziliane që ka realizuar “tripletën”. Në vitin 2003 ka fituar kampionatin, Kupën e Brazilit dhe Libertadores.
FLAMENGO – Skuadra më e dashur në Brazil me 35 milionë tifozë. Në historinë e saj ka fituar 33 herë titullin kampion dhe 1 herë Kupën Libertadores.
SANTOS – Emri i Santos është i lidhur me të madhin Pelé, që ka debutuar me bardhezinjtë në vitin 1974. Ka fituar 22 tituj kampion dhe 3 Kupa Libertadores.
SAN PAOLO – Ka fituar tre herë Botërorin për Klube dhe tre herë Kupën Libertadores, krahas 21 titujve në Brazil.
BARCELONA (Ekuador) – E themeluar në vitin 1925 kjo skuadër e ka fituar 14 herë titullin kampion dhe ka luajtur në dy finale të Kupës Libertadores.
NACIONAL – Eshtë skuadra që ka fituar më shumë në Uruguaj. E themeluar në vitin 1899 ka fituar 45 kampionate, 3 Kupa Libertadores dhe 3 Kupa Interkontinentale…
PENAROL – E themeluar në vitin 1891, në historinë e tij ka fituar 5 herë Kupën Libertadores, 3 Kupa Interkontinentale dhe 45 kampionate.
ABERDEEN – I themeluar në vitin 1903 e ka arritur kulmin e lavdisë në vitet ’80 me Alex Ferguson si trajner. Ka fituar katër herë titullin kampion.
CELTIC – 47 herë kampion i Skocisë, skuadra e parë britanike që fitoi Champions League në vitin 1976.

AJAX – Skuadra që ka fituar më shumë në Holandë: 33 tituj kampion, 8 Kupa të Holandës, 8 Superkupa të Holandës dhe katër Champions League.
FEYENOORD – I themeluar në vitin 1908 e ka fituar kampionatin 15 herë, 1 herë Kupën e Kampioneve dhe 1 herë Kupën Interkontinentale.
PSV EINDHOVEN – Me Guus Hiddink në stol arriti “tripletën” historike në vitin 1988. Ka fituar 24 tituj kampion dhe 1 Kupë Kampionesh.
UTRECHT – E themeluar në vitin 1970 ka fituar tre herë Kupën e Holandës dhe 1 herë Superkupën e Holandës.
BESIKTAS – Eshtë skuadra më e vjetër në Turqi, e themeluar në vitin 1903. Ka fituar 15 herë titullin kampion, 9 Kupa të Turqisë dhe 8 Superkupa të Turqisë.
FENERBAHCE – Skuadra turke është themeluar në vitin 1907. Në historinë e tij ka fituar 19 kampionate, 6 Kupa të Turqisë dhe 9 Superkupa të Turqisë.
GALATASARAY – Eshtë skuadra më e titulluar në Turqi, e vetmja skuadër turke që ka fituar në Europë: 1 Kupë UEFA dhe 1 Superkupë Europiane. Për më tepër ka fituar 20 kampionate dhe 17 kupa në Turqi.
OLYMPIAKOS – Eshtë skuadra më e famshme në Greqi, ka fituar 44 kampionate dhe 27 Kupa të Greqisë, krahas 4 Superkupave të Greqisë.
PANATHINAIKOS – E themeluar në vitin 1908 ka fituar 20 kampionate, 18 Kupa të Greqisë dhe 3 Superkupa të Greqisë.
PAOK – E themeluar në vitin 1926 ka fituar dy herë titullin kampion dhe 5 herë Kupën e Greqisë.

BENFICA – Eshtë skuadra portugeze më e titulluar: ka fituar 36 tituj kampion, 26 Kupa të Portugalisë, 7 Kupa të Ligës, 6 Superkupa të Portugalisë dhe në historinë e saj ka luajtur 7 finale të Champions League duke fituar dy prej tyre.
PORTO – E themeluar në vitin 1893 është skuadra më e titullar në Portugali. Në historinë e saj ka fituar 28 kampione, 20 Kupa të Portugalisë, 2 Champions League dhe 2 Kupa UEFA.
SPORTING LISBONE – E themeluar në vitin 1902 ka fituar 18 kampionate, 16 Kupa të Portugalisë, 8 Superkupa të Portugalisë dhe 1 Kupë Kupash.
ATHLETIC BILBAO – Eshtë një nga ekipet historike në Spanjë që ka fituar 8 herë titullin në La Liga, 23 herë Kupën e Mbretit dhe 2 herë Superkupën e Spanjës.
BARCELONA – Skuadra katalanase është ndër më të suksesshme në historinë e futbollit: 25 tituj në La Liga, 30 Kupa të Mbretit, 12 Superkupa të Spanjës, 2 Kupa të Ligës Spanjolle, 5 Champions League, 4 Kupa Kupash, 3 Kupa UEFA, 5 Superkupa të Europës, 3 Kupa të Botës për klube. Eshtë e vetmja skuadra që nga vitit 1955 dhe deri më sot që ka marrë pjesë të paktën në njëjtën nga Kupat e Europës.
REAL MADRID – Eshtë skuadra që ka triumfuar më shumë në Spanjë me 33 tituj dhe 19 Kupa të Mbretit, 10 Superkupa të Ligës, 1 Kupë të Ligës Spanjolle, 2 Kupa UEFA, 2 Superkupa të Europës, 3 Kupa Interkontinentale, 3 Botëror për Klube dhe mbi të gjitha 12 trofe të Champions League.
INTER – E themeluar në vitin 1908 është skuadra italiane që ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet e Serie A dhe e vetmja që ka realizuar “tripletën” në vitin 2010. Ka fituar 18 tituj kampion, 7 Kupa të Italisë, 5 Superkupa të Italisë, 3 Champions League, 3 Kupa UEFA, 2 Kupa Interkontinentale dhe 1 Botëror për Klube.

Artikulli paraprakVOA e drejtpërdrejtë: Rama, mbrojtësi i Tahirit kur mbushi vendin me drogë, nuk lejoi arrestimin e tij
Artikulli tjetërSuksesi më i madh i Trump