Presidenti i UEFA-s sulmon FIFA-n

Planet e FIFA-s për të rifreskuar Kupën e Botës për Klube nuk është pritur mirë nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili beson se kalendari është mjaftueshëm i zënë.
Gianni Infantino, homologu i Ceferin në trupin qeverisës të futbollit botëror, raportohet të bërë një turne me 24 ekipe çdo katër vite, duke përfshirë klubet më të mëdha për të tërhequr më shumë interes dhe si pasojë më shumë fitime.
Por Ceferin, i cili është përzgjedhur nga UEFA në 2016, mendon se planet e FIFA-s do t’i shërbejnë vetëm klubeve të mëdha.
“Për sa i përket të Kupës së Botës për Klube. Lojtarët janë në limitet e tyre fizike. FIFA po sillet çuditshëm”, shprehet Ceferin për Kicker.
“Ata janë duke diskutuar me vetëm disa klube europiane. Ata po ftojnë vetëm klube që FIFA mendon se janë të rëndësishëm. Mendoni se vetëm një klub në Gjermani, dy në Spanjë dhe dy në Angli janë të rëndësishëm? FIFA duhet të respektojë çdo klub”, është shprehur presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin.

Artikulli paraprakVendimi për Tahirin, ambasada e SHBA e konsideron “çështje të rëndësishme korrupsioni”
Artikulli tjetërSëmundjen e rrezikshme të mushkërive e zbulojnë ndryshimet në gishta, kolla…