Në prezantimin e librit të Edi Ramën në Itali, disa studentë shqiptarë u shoqëruan nga policia sepse protestuan kundër kryeministrit me pankarta në duar.
Studentët prishën për disa momente atmosferën e prezantimit të librit, ndërsa Rama është përmbajtur shkruajnë mediat italiane dhe iu përgjigj me disa batuta protestës.
Për gazetarët italianë është shpërndarë informacioni sikur çështjet për të cilat protestojnë studentët nuk ekzistojnë.
Bëhet fjalë në fakt për dy çështjet më të nxehta të aktualitetit në Shqipëri, përfshirja e Saimir Tahirit në trafik droge dhe mosekstradimi i vëllait të Fatmir Xhafajt në Itali, ku është dënuar me 7 vite e 2 muaj burg.
Por çfarë shkruhej në pankartat e tyre studentëve?
Në foton më lart është Fatmir Xhafaj në takim me homologun e tij italian, Marko Miniti. Diçitura e italianit është: “Vëllai im është oficer në ushtri”, ajo e Xhafajt: “Imi është një trafikant droge që duhet të bëjë 7.2 vite burg, por është arratisur dhe është i lirë në Shqipëri, falë kryeministrit tonë, Edi Ramës”
Një tjetër pankartë ka të bëjë me ish ministrat e Brendshëm të Italisë dhe Shqipërisë. Në foto, ish ministri italian, Angelino Alfano prezantohet me fjalët: “Unë u bëra Ministër i Jashtëm”.
Në anën tjetër është Saimir Tahiri: Unë u arrestova për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë, por shumë shpejt do të jem i lirë, falë kryeministrit tonë”
Në një pankartë tjetër, studentët kishin shkruar: “Edi Rama, intelektual në Europë, diktator në Shqipëri”
Pesë të rinj shqiptarë janë ndaluar nga policia italiane pasi protestuan këtë mëngjes, ndaj Edi Ramës që ndodhet në Itali për promovimin e librit të tij Kurban.
Rama është në shoqërinë e Vitorio Zgarbit, një arkitekt italian, që pak kohë më parë ishte i ftuar special në zyrën e tij në kryeministri.
Incidenti ndodhi brenda ‘Sala Blu’ ku protestuesit, të gjithë shqiptarë që jetojnë jashtë Torinos, treguan disa fletëpalosje ‘A4’ me një pamje që tregoi një shtrëngim duarsh mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit të Brendshëm të Qeverisë së Ramës.
Protesta ka të bëjë me mosekstradimin e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt që është i lirë në Shqipëri, pavarësisht se është i dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg në Itali për trafik droge.
Gazetarëve që ishin të pranishëm gjatë incidentit duket se i kanë gënjyer. La Stampa shkruans e Rama iu përgjigj me një batutë të rinjve që protestonin, ndërsa për mediat aty u shpërnda lajmi i rremë, sipas të cilit vëllai i ministrit tashmë është në burg.
“Mosmarrëveshja zgjati disa sekonda: Kryeministri Rama u përgjigj me disa rreshta. “Nuk janë aktivistë, por kontestues që ndjekin kudo kryeministrin, duke ngritur pyetje pa asnjë bazë. Vëllai i ministrit të brendshëm është në burg, i arrestuar nga policia” shpjeguan për gazetarët nga qendra kulturore.” shkruan La Stampa