Frikë për shpërthimin e Ebolës, OBSH jep alarmin

Organizata Botërore e Shëndetësisë po përgatit për “skenarin më të keq” pas shpërthimit të Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos.
Peter Salama, zëvendëskryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten në Gjenevë se do të jetë e vështirë dhe e kushtueshme t’i shpëtojmë këtij shpërthimi.
Gjatë 5 javëve të fundit janë raportuar 34 raste të infektuar me virusin Ebola. Nga këta, 2 janë konfirmuar nëpërmjet testeve laboratorike, 14 dyshohen dhe 18 të tjerë thuhet se kanë vdekur si pasojë e kësaj sëmundjeje. Tre nga pacientët janë punonjës të shëndetësisë.
“Numri i rasteve të konfirmuara dhe dyshuese është i konsiderueshëm, prandaj jemi shumë të shqetësuar dhe po përgatitemi për të gjitha skenarët, edhe për më të keqen”, deklaroi Salama.
Sëmundja ebola, që kryesisht prek njerëzit dhe gjitarët si majmuni, gorrica dhe shimpanzeja, shkaktohet nga 1 nga 5 viruset e Ebolas. Gati 50% e personave të infektuar me këtë virus kanë vdekur.
Shpresat tek vaksina
Të gjitha shpresat për ta frenuar pjesën tjetër të virusit, janë tani tek një vaksinë, e cila ende nuk është miratuar për përdorim.
OBSH shpreson se një vaksinë e krijuar nga firma farmaceutike Merck mund të lejohet që të hidhet në qarkullim brenda pak ditësh. Kjo vaksinë konsiderohet si shumë efektive, por ende nuk është licencuar. Përveç kësaj, ajo duhet të ruhet në temperatura minus 60 deri në minus 80 gradë celsius.

Artikulli paraprakS’ka paqe për Ramën, pritet me protesta në Itali, gënjen sikur vëllai i Xhafës është në burg
Artikulli tjetërMediat e huaja për arrestimin e Tahirit/ Asociated Press: Prokuroria kërkoi “arrest me burg”, por gjykata dha vetëm “arrest shtëpiak”