Ishte java e parafundit e La Liga-s dhe Barcelona po shkonte drejt një rekordi, pasi deri mbrëmjen e së dielës nuk kishte pësuar asnjë humbje, por transferua e Levantes rezultoi disfata e parë për skuadrën e Ernesto Valverde.
Ajo që ra më shumë në sy në këtë ndeshje ishte mungesa e argjentinasit Lionel Messi. Ndoshta prania e tij do të kishte shmangur edhe humbjen. Ylli argjentinas nuk kishte asnjë dëmtim, madje gëzon një formë të shkëlqyer, por arsyeja ishte diçka tjetër.
Një ndeshje miqësore që Barcelona do të luajë të mërkurën kundër skuadrës së kampionatit të Afrikës së Jugut, Mamelodi Sundowns. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Johannesburg, për nder të 100-vjetorit të lindjes së Nelson Mandela-s, presidentit historik të vendit afrikan, ky duket se është shkaku.
Valverde pas humbjes ndaj Levantes: Jam shumë i nervozuar
Ernesto Valverde ishte shumë i nervozuar që Barcelona lëshoi mundësinë të përfundojnë pa humbje kampionatin në La Liga.
Barça humbi nga Levante me rezultat 5-4, në takimin që shqiptari Enis Bardhi shënoi dy gola.
“Jam shumë i nervozuar që nuk e përfunduam sezonin të pamposhtur, por nuk do të jetoj me këtë. Ne duhet të shikojmë para”, ka thënë Valverde për BeIN Sports. “Ishte një lojë absorbuese, me një përfundim të madh nga kundërshtarët tonë. Kemi reaguar mirë, shkuam para, ngushtuam epërsinë dhe ishim afër ta barazonim në disa raste”.
“Ndeshja u vendos nga kundërsulmet, posaçërisht në 10 minutëshin e çmendur të pjesës së dytë, ku ata shënuan tre gola”, ka shtuar trajneri.
Ndeshja e fundit e Barcelonës për sezonin 2017/18 në La Liga është kundër Real Sociedadit.
Ndaj ‘Lakuriqëve’ për skuadrën katalunase Philippe Coutinho shënoi het-trik, ndërsa Luis Suarez një gol.