Arta Marku ka marrë urdhër nga zëdhënësi i PS që të nisë hetimet kryesisht ndaj Agron Xhafës. Nëse në çdo vend tjetër europian Prokuroria do të ishte vënë direkt në lëvizje nga dosja skandaloze e publikuar nga PD, në Shqipëri ndodh e kundërta. Urdhëri për të nisjen e hetimeve për drogën duhet të vijë nga zëdhënësi i Partisë në pushtet. Ky është degradimi i drejtësisë që e bën qesharake akoma më shumë të komanduarën e Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme. Kjo deklaratë provon edhe një herë tjetër kapjen flagrante të drejtësisë dhe se kreu i qeverisë është edhe Kryeprokuror edhe kryegjykatës.
Pjesë nga deklarata e Ballës
Nëse materiali audio është autentik me të drejtë kemi një provë që implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm dhe moralisht edhe ministrin e Brendshëm.
Është një inskenim i radhës në përpjekje për të baltosur këdo që del para për të penguar çeljen e negociatave dhe sulmuar drejtësinë e re.
Kësaj pyetje mund t’i japë përgjigje vetëm prokuroria dhe askush tjetër.
Në zbatim të ligjit, disponuesit e këtij materiali autentik duhet menjëherë të shkojnë dhe depozitojnë materialin në prokurori.
Prokuroria nuk duhet t’ia lërë këtë çështje vullnetit të akuzatorëve po të nisë hetimet kryesisht, sepse shqiptari më i zakonshëm në këtë vend duhet të dijë të vërtetën.
Për ne askush nuk e bën ligjin në këtë vend përveç organeve të drejtësisë dhe porsa na takon ne, mezi presim të mësojmë të vërtetën rreth saj me bindjen se këtu ose duhet të akuzatori nëse është i vërtetë apo akuzuesit e kësaj çështjeve me zë po pa figurë.