Flamur VEZAJ
Me 6 maj 2015, nje skaf erdhi nga Italia për të marrë një sasi të madhe marijuane, ku shitësit dyshohet se ishte grupi i Moisi Habilajt, kushëririt të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri! Për kalimin pa problem të skafit nga ujërat shqiptare e për t’u ankoruar në zonën e Himarës ku edhe u ngarkua me “mall” ka ndihmuar edhe Ushtria!
Po, po Ushtria ose thënë ndryshe disa zyrtarë ose Ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët kanë urdhëruar operatorët e Q.N.O.D. të Sazanit të fikin RADARË-T (në letra dolën jashtë funksionit për 20 minuta) dhe trafikantët e orientojnë skafin me anë të telefonit për vendin e ankorimit! Në momentin e identifikimit si objekt që po vinte me shpejtësi, radarët dalin jashtë funksionit dhe me largimin e skafit nga territori shqiptar, radarët rifillojnë punën normalisht.
Pas largimit të skafit dhe udhëtimit të qetë duke zbarkuar “mallin” në brigjet e Barit janë riaktivizuar Radarët! Kjo provohet në raportet dhe librat e shërbimit të sekuestruar në Sazan dhe nga ato të sjella nga autoritetet italiane, të cilat janë renditur te vendimi i masës së sigurisë ndaj Tahirit ku përmendet edhe një rast i trafikut me peshkarexha ku radarët janë fikur pa dashje!
#Kjo tregon se shumë institucione janë vënë në shërbim të kushërinjëve të largët të Ministrit të Brendshem të asaj kohe i cili i kishte “shitur” edhe makinën për t’ia lehtësuar udhëtimet nëpër Shqipëri e pika të kalimit kufitar!
#Po ish-ministrja e Mbrojtjes Kodheli çfarë do të thotë tani, se ajo thoshte, “që radarët nuk janë fikur”! Se gojët e liga në atë kohë thonin se Kodheli dhe Tahiri sikur ishin “armiq” por qe fikja e RADAREVE mesa duket i paska zbuluar miqësinë! A thua të ketë marrë edhe Kodheli dhuratë apo fikja e radarëve është bërë pa dijeninë e saj?!!
#Imagjinoni njëherë, kushërinjtë e largët të ministrit duke “përdorur” emrin e tij thonë shfrytëzonin policët për ngarkim-shkarkim të “mallit” e ushtrinë për fikjen e RADAREVE!
#Po vëllai i ministrit, a thua e ka të vështirë të përdorë këto institucione!??
P.S. Në foto ,a thua po flisnin për radarët dhe rrugën që ndiqnin skafet e peshkarexhat e mbushur me mall apo për llojin e dhuratave!!??
#Hajde shtet i rilindur hajde#