Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për media në lidhje me skandalin e Fatmir Xhafajt. Basha tha se, Agron Xhafaj duhej të ishte arrestuar pas gjithë këtyre fakteve, por Fatmir Xhafaj nuk e zbaton ligjin. Basha deklaroi se, prej 1 jave janë bërë publike fakte për narkoskandalin Xhafaj. Prej 1 jave shqiptarët të çfarë do lloj bindje politike kanë pritur që Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej.
Pjesë nga deklarata e Bashës
Prej 1 jave janë bërë publike fakte për narkoskandalin Xhafaj. Prej 1 jave shqiptarët të çfarë do lloj bindje politike kanë pritur që Fatmir Xhafaj të jepte dorëheqjen ose të shkarkohej.
1. Është fakt se Agron Xhafaj është kapur në një operacion ndërkombëtar kundër një organizate kriminale të trafikut të drogës i cili është zhvilluar nga Policia Italiane dhe DEA, agjencia amerikane e luftës kundër drogës.
2. Është fakt se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë të konfirmuar nga Gjyakata e Lartë e Italisë me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie, për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndërkombëtar të drogës.
3. Është fakt se Agron Xhafaj i ka ikur drejtësisë, ka patur dijeni për të gjitha proceset, ka patur edhe avokat mbrojtës I cili ka ndjekur të gjitha shkallët gjyqësore, por ka zgjedhur që të mbetet në arrati gjatë gjithë procesit të gjykimit dhe dënimit.
4. Është fakt se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali dhe as në Shqipëri.
5. Është fakt se Agron Xhafaj ka qenë dhe është në Shqipëri me identitet të ndryshuar nga Agron në Geron Xhafaj.
1. Në bazën e këtyre fakteve, ligji shqiptar kërkon që Agron Xhafaj të arrestohet dhe të vuajë dënimin që ka marrë.
2. Në bazë të këtyre fakteve, ligji shqiptar anti-mafia kërkon që pasuritë e tij dhe të vëllait Fatmir Xhafaj të hetohen.
Fatmir Xhafaj ka mundësuar qe:
1. Ti shpëtojë ekstradimit në Itali dhe vuajtjes së dënimit Italian në Shqipëri
dhe
2. të vazhdojë trafikun e drogës dhe të jetë një nga kokat e trafikut të drogës siç e panë dhe e dëgjuan dje mbarë shqiptarët.