Alvaro Morata nuk e ka harruar kurrë Juventusin dhe, me sa duket, “Zonja e Vjetër” bëri të njëjtën gjë me sulmuesin spanjoll. Pas një sezoni me ulje dhe ngritje te Chelsea, ish-lojtari i Real Madridit po jeton me ëndrrat e kthimit në Torino. Dhe klubi i Juventusit është duke e studiuar tashmë situatën…
Sipas një raporti të “Gazzetta dello Sport”, Morata e ka planifikuar tashmë si do ta zhvillojë operacionin (në stilin Cuadrado): huazim 1-vjeçar, me detyrimin e blerjes për rreth 50 milionë euro në total, me pagesa të shkallëzuara. Edhe pse sezoni i spanjollit nuk ishte emocionues, Chelsea e mori atë nga Real Madrid vetëm një vit më parë për shifrën e madhe prej 75 milionë eurove.
Në javët e fundit kjo ide ka marrë formë, sepse Juventusi e ka kuptuar që Mario Mandzukic po e konsideron seriozisht idenë e largimit diku tjetër. Dhe Morata do të ishte i përsosur, sepse tashmë e njeh mentalitetin e Massimiliano Allegrit (i cili e drejtoi atë në mënyrë të përsosur, në mes të viteve 2014 dhe 2016) dhe të gjithë ambientin e Juventusit.