Ish-kryeministri Sali Berisha, tha se në PS po zhvillohet një betejë e egeër. I ftuar në “Studio e Hapur” në News24, Berisha tha se “plumbi në zarf” që Tahiri i ka dërguar Ramës, i ka shtuar tensionet. Kjo është një betejë e egër mes Xhafajt e Tahirit, që filloi direct sapo Fatmiri u zgjodh ministër, tha Berisha.
Vasili: Ka zëra se audiopërgjimi vjen nga segmente të mazhorancës si pasojë e luftës së brendshme në PS…
Berisha: Njerëzit e thonë këtë me të drejtë për shkak të një beteje të egër mes Xhafajt e Tahirit sapo Fatmiri u zgjodh ministër. Po të dëgjosh fjalën e Tahirit të fundit, e shikon sulmin frontal që i bën Xhafajt. Xhafaj për të krijuar policinë e tij duhet të përmbyste atë të Tahirit. Por nuk ishte Xhafaj i duhuri. Këto ditë bandat nga Vlora në Shkodër, nga Durrësi në Korcë kanë bërë me dhjetëra lloj përpjekjesh që ai regjistrim të mos dalë për Agronin, se ai ishte garanci e jashtëzakonshme, Princ i Krimit.