Komuniteti Mysliman shkarkoi Gurrën, por Veliaj kërcënoi Komunitetin

Vetëm pak muaj më parë, Komuniteti Mysliman Shqiptar ka marrë vendim për të shkarkuar nga detyra, Myftiun e Tiranës, Ylli Gurra. Vendimi ka ardhur pas një sërë problemesh që Myftiu i Tiranës kishte shkaktuar me daljet publike në media pa autorizimin e Komunitetit Mysliman. Deklaratat kishin sjellë problem dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Komuinitetit të merrnin një vendim të prerë në lidhje me këtë rast.
Në fakt distanca mes tyre u pa edhe tek një ceremoni e zhvilluar pak ditë më parë tek Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, tek ish- Blloku. Në atë ceremoni, kryeministri Rama u dha medalje falenderimi të gjithë kryetarëve të feve në vendin tonë. Por në vend që këtë medalje ta merrte kryetari i Komunitetit, Skënder Bruçaj, i cili ishte prezent, Rama ia dha Myftiut të Tiranës, Ylli Gurrës.
Denoncimi vijon më tej, pasi për shkak të këtij vendimi, është shantazhuar kryetari i Komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit e ka kërcënuar Bruçajn, me pezullim të lejes së godinës për Universitetin Beder, që ndodhet në Sauk. Fill pas këtij presioni, Bruçaj është tërhequr. Në fakt, leja për Universitetin Bedër ishte dhënë gjatë kohës së qeverisë Berisha, por ndërsa punimet vazhdonin, atëherë Veliaj i kërcënoi se do të pezullonte lejen e dhënë.

Artikulli paraprakHeqja e stendës së librit çam, reagon Berisha: Rama ka urdhëruar një akt të turpshëm antikombëtar
Artikulli tjetërIntervista e pa botuar e Nolit: Po internojmë kosovarët. I quante kosoviotë