Dëshmia e Albert Veliut, Berisha: Rama ikën parakohe faqenxirë nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një status në Facebook se, dëshmia me fuqi nukleare e dëshmitarit Albert Veliu ishte një goditje vdekjeprurëse për vetë kryekumbar Ramën dhe kumbar Xhafën. Berisha shkruan më tej se, Rama dhe Xhafa në vend që të arrestonin Agron Xhafajn, e nisën atë drejt Italisë, ndërsa deklaruan se incizimi i bisedës mes tij dhe dëshmitarit ishte i montuar.
“Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!
Rama iken parakohe faqenxire nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!
Te dashur miq, deshmia me fuqi nukleare e deshmitarit Albert Veliu ishte nje goditje vdekjeprurese per vete kryekumbar Ramen dhe kumbar Xhafen. Ata, pasi heshten 7 dite me radhe dhe ne vend qe ta arrestonin, nisen dje ne mengjes forcerisht per ne Itali Geron/Agron Xhafen, deklaruan se incizimi i bisedes se ketij te fundit per trafiqe me deshmitarin ishte e montuar.
Ky mashtrim i turpshem si dhe pengmarrja e deshmitarit qe nxorri ne shesh fytyren e vertet mafioze te klaneve Rama – Xhafa, jane nje kushtrim per çdo shqiptar per te shporrur e permbysur me nje fortune te pergjithshme popullore pushtetin e kryfamiljes mafioze te Shqiperise dhe Europes, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj!”, shkruan Berisha.

deshmitari1

Artikulli paraprakFatmir Xhafa arreston dëshmitarin e drogës të vëllait të tij
Artikulli tjetërRaportuesi për Shqipërinë në Bundestag: Po vëzhgojmë me vëmendje rastin e Xhafajt