Revolta e Spaçit, dita kur të burgosurit u ngritën kundër regjimit komunist

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka përkujtuar 45-vjetorin e revoltës së Spaçit. Përmes një statusi në Facebook, Tabaku thotë se në këtë ditë kujtojmë me nderim përpjekjen më të guximshme kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. Sipas Tabakut, në 21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spacit u ngritën kundër sjelljes çnjerëzore të regjimit.
Statusi i plotë i Jorida Tabakut
45 vjet nga revolta e Spaçit.
Per te mos harruar!
Në këtë ditë kujtojmë me nderim përpjekjen më të guximshme kundër diktaturës komuniste në Shqipëri. 21 maji 1973 është dita në të cilën të burgosurit politikë të burgut famëkeq të Spaçit u ngritën kundër sjelljes çnjerëzore të regjimit karshi tyre. Nën thirrjet “Poshtë komunizmi” “Europa është e lirë” të cilat i rimorën studentët në vitet 1990, këta heronj dhe guximtarë të rrallë vendosën jetën e tyre në ballë të një beteje që shkundi jo pak diktaturën komuniste.
Me trishtim vërej që ende sot e kësaj dite nuk ka një memorial në kujtim të Skënder Dajës, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe Pal Zefit. Sikundër vërej me trishtim që qeveria ka lënë në harresë këtë ditë të shënjuar për vendin tonë.
Gjykoj se janë të pakta fjalët që mund të them për to, janë të varfëra fjalët e mia karshi tyre dhe respektit që ato meritojnë. Në nuk duhet të harrojmë gjakun dhe përkushtimin e tyre për një Shqipëri më mirë. Ata janë dëshmorët e vërtetë të këtij vendi, heronjtë e rrallë të një kombi që duhe të gjejë forcat për të përmbushur ëndrrën e tyre; një vend të lirë, demokratik dhe në Europë.
I përjetshëm dhe përhershëm qoftë kujtimi për to dhe përpjekja e tyre qoftë mësim për ne.

30728424 1715739455180679 3002785170492227584 n

Artikulli paraprakBardhi tek Krimet e Rënda: Pse nuk është marrë në pyetje vëllai i ministrit, Prokuroria të fusë hetimin në drejtimin e duhur
Artikulli tjetërProtestë në Komisionin e Ligjeve ndaj Xhafës për drogën dhe krimet e diktaturës