Kapen me 86 kg kokainë, 4 shqiptarë të arrestuar në Spanjë

Një sasi prej 86 kg kokainë është sekuestruar në qytezën spanjolle Benalmaden të Malagas dhe katër shqiptarë janë arrestuar, sipas policisë spanjolle. Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24, 25, 27 dhe 38 vjeç, por identitetet e tyre nuk bëhen me dije nga mediat lokale. Droga raportohet se u gjet në dy valixhe, brenda një makine.
Arrestimet
Katër shqiptarët ishin në bordin e dy automjeteve, në një prej të cilave ndodhej lënda narkotike, ndërsa mjeti tjetër përdorej për të paralajmëruar prezencë policie.
Mjeti i fundit, një SUV, u ndalua nga një patrullë policie në Benalmadena. “Agjentët vunë re se dy personat që ishin në bord, një çift shqiptarësh të moshës 24 dhe 25 vjeç, po përpiqeshin të kontaktojnë telefonat e tyre celularë me palët e treta, sikur të përpiqeshin të paralajmëronin e kontrollit të policisë”, raportojnë mediat lokale, duke ju referuar një komunikate të policisë spanjolle.
Agjentët arritën të ndalonin edhe automjetin e dytë dhe të identifikonin personat në bord, dy burra të nacionalitetit shqiptar, përkatësisht 27 dhe 38 vjeç.
Në automjetin e dytë, u gjen dy valixhe: një në bagazh dhe tjetra poshtë sediljes së pasme.
Brenda valixheve u gjetën pako të shumta kokaine me një peshë totale prej 86.20 kg.
Përveç kësaj, të katër të arrestuarit kishin me vete më shumë se 5.900 euro KESH dhe tetë telefona celularë, që iu konfiskuan.

Artikulli paraprakVasili: Jemi në prag të një skandali të madh
Artikulli tjetërRrëfimi i Pogba: Mourinho është më i çmendur se unë