Kryeministri Rama është përballur me një lumë kritikash nga qytetarët në Gjirokastër. Rama teksa ka folur para qytetarëve në Gjirokastër në kuadër të ‘llogaridhënies publike’ ka bërë edhe ironi kur një nga personat në sallë tentoi të marrë fjalën.
Ai tha se burrat do ta marin fjalën vetëm pasi të mbarojnë gratë, ndërsa njërit prej burrave që tentoi të marrë fjalën iu drejtua me fjalët: “Ulu more, uaa…pse të ulesh? Se nuk je grua, e shikon, si të duket vetja, më e mirë se kjo?”, tha Rama.
Të njëjtën frazë Rama e ka përsëritur disa herë gjtë debatit me qytetarët duke thënë se pa mbaruar gratë askush nuk e merr fjalën.
Rama tek sa ka folur para qytetarëve në Gjirokastër në kuadër të ‘llogaridhënies publike’, është pyetur nga qyetarët në lidhje me problemet e tyre. E tillë ishte edhe pyetja e një qytetareje, e cila i tha kryeminsitrit se i kishte vdekur burri në krye të detyrës dhe nuk merrte pensionin.
Rama iu përgjigj se duhej të shkruante tek platorma për zgjidhjen e problemit, pasi sipas tij do të merrte përgjigje për 10 ditë.
Por qytetarja iu përgjigj se e kishte bërë diçka të tillë, por nuk kishte marrë asnjë përgjigje.
Rama: Mos më qesh, për 10 ditë do marrësh përgjigje.
Qytetarja: Kam shkruar nuk kam marrë përgjigje.