Gazetari Telnis Skuqi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama se shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës Kardhiq – Delvinë. Skuqi shkruan në një status në Facebook se, Berisha e ndërtoi rrugën për të lidhur qarkun e Gjirokastrës me bregdetin, ndërsa Rama e përdori rrugën pistë avinoni për të transportuar hashash drejt Europës.
“Qenka zgjuar me ëndrra lideri i Surrelit, duke publikuar një video me pamje të rrugës Kardhiq – Delvinë, madje e cilëson si “Një nga projektet e paketës transformuese për ekonominë dhe turizmin e të gjithë zonës…”.
Njerëzit kanë memorie, sidomos fotoreporterët, pasi ëndrrën e liderit të Surrelit e ka realizuar kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, qysh më 11 janar 2008.
Berisha e ndërtoi rrugën për të lidhur qarkun e Gjirokastrës me bregdetin, ndërsa Rama e përdori rrugën pistë avinoni për të transportuar hashash drejt Europës”, shkruan gazetari Skuqi.
Kryeministri Rama në përfundim të mbledhjes së qeverisë në Gjirokastër, ka premtuar nisjen e rrugës Kardhiq-Delvinë, premtim ky i bërë disa herë nga socialistët dhe demokratët, por ende i pakonkretizuar.
“Do ketë më shumë turistë këtë vit. Ka një rritje të numrit të turistëve në Gjirokastër. Në Pazar janë zëvendësuar dritaret, vetratat dhe përgatitemi për fazën e dytë. Nga ana tjetër fillon së shpejti ndërtimi i Bypass-it të Tepelenës, po ashtu fillon edhe ndërtimi i rrugës “Kardhiq-Delvinë” që është një investim strategjik që më në fund bëhet realitet këtë vit”, tha Rama.
Në fakt ky është mashtrimi i radhës i Ramës sepse rruga Kardhiq – Delvinë është ndërtuar që para 8 vjetësh në qeverinë Berisha.