Kryemadhi: Beteja jonë do të finalizohet me atë që do të ndodhë ditën e shtunë, rrëzim i Ramës

Monika Kryemadhi thotë se në protestën e së shtunës Lëvizja Socialiste për Integrim do ta rrëzojë nga qeveria kryeministrin Edi Rama.
Gjatë fjalës së saj, me kryetarët e rretheve liderja e LSI-së i bëri apel qytetarëve që të ngrihen të gjithë kundër kësaj qeverie.
Ajo ka paralajmëruar se beteja me këtë qeveri dhe mazhorancë do vazhdojë edhe më e fortë pas protestës së të shtunës.
Kryemadhi gjithashtu tregon se sipas saj Rama po përpiqet të afrohet me LSI-në por kjo forcë politike nuk do.
Deklarata:
Personazhi kryesor është kryeministër, ai që kanabizoi Shqipërinë. Por nuk mban asnjë përgjegjësi për bashkëpunëtorët e tij. Beteja jonë do të finalizohet me atë që do të ndodh ditën e shtunë.
Ku është modeli më i shëmtuar që ne po u japim shqiptarëve.
Rama po përpiqet që të instaloj regjimin e drogës në Shqipëri. Pavarësisht bindjeve politike, ti bashkohemi protestës së të shtunës. Nuk e largon Shqipërinë nga Bashkimi Evropian.
Rama nuk e do Shqipërinë në Evropë, pasi sa më larg Shqipëria nga BE, aq më shumë Edhe pse po përpiqet që të afrohet me LSI-në, por nuk do ja dal pasi. Jemi në opozitë jo me Ramën si individ, por me Ramën si ideologji. LSI është e vendosur deri në fund në opozitë me drogën.
Në çdo vend të botës çdo kryeministër do ishte tërhequr pas këtyre skandaleve. Por harron që të gjitha veglat e tij janë të frikësuara nga forca e së drejtës. E shtuna është dita kur do i tregohet Ramës, se ai nuk mund të vazhdojë më kështu.
Rama nuk është sot i Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk mund të vazhdoj kërcënimin më shqiptarët me prokurorë që lëpihen për vetingun. Ju bëj thirrje të gjithëve, sot është dita për tu ngritur dhe për ta rrëzuar Ramën.

Artikulli paraprakDiplomati kamikaz, e quan opozitën jo normale pse denoncon krimin, përcillet me të qeshura
Artikulli tjetërPastrimi i parave, burri i prokurores në skandalin e Panama Papers