“Mos shko tek Juventus, janë të gjithë robotë”

Raffaele Palladini ka një këshillë për Mattia Perin. Ish-sulmuesi i Juventus ka dashur të këshillojë portierin e ri, nëpërmjet kolonave të “La Republica”, që të mos shkojë te bardhezinjtë.
“Shpresoj të ndryshojë mendim, rrezikon të mbetet portier i dytë. Ai, që është një shpirt i lirë dhe ka nevojë të luajë gjithmonë, do të përfundonte në një ambient kur për të vazhduar përpara duhet të jesh një robot”, ka shkruar Palladino.
Top 11 e Serie A dominohet nga Juventus
Redaksia italiane e Uefa.com ka zgjedhur 11 më të mirët e sezonit 2017/18 të Serie A. Juventus, kampione për vitin e shtatë radhazi, dhe Lazio janë skuadrat më të përfaqësuara me nga tre lojtarë.
Napoli dhe Inter vijnë pas tyre me nga dy lojtarë, ndërsa lojtarit tjetër vjen nga Roma. Asnjë futbollist nuk është përzgjedhur nga kuqezinjtë e Gennaro Gattuso.
Ky është formacioni i plotë, i rreshtuar me skemën 3-4-3: Alisson (Roma), Skriniar (Inter), Koulibaly (Napoli), Chiellini (Juventus); Douglas Costa (Juventus), Allan (Napoli), Milinkovic-Savic (Lazio), Luis Alberto (Lazio); Dybala (Juventus), Icardi (Inter), Immobile (Lazio).

Artikulli paraprak“Nëse Guardiola do bënte si Zidane, njerëzit do të këndonin nga çatitë”
Artikulli tjetërKlopp përgatit një surprizë të madhe anti-Real