Bomba e merkatos, ish-ylli bardhezi dëshiron të kthehet te Juventusi

Bombë në merkaton e Juventusit. Mediat shkruajnë se, mesfushori actual i Bayern Munich, Arturo Vidal, shpreson të ribashkohet me Juventusin këtë verë, sipas “Calciomercato”. Kileni bëri emër për veten me “Zonjën e Vjetër”, ku luajti në katër sezone, mes viteve 2011 dhe 2015. Me kontratën e Vidal, që do të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm, Bayerni mund të fitojë para me shitjen e 31-vjeçarit, në vend që ta humbasë atë si lojtar të lirë verën e ardhshme.
Duke luajtur me bardhezinjtë, Arturo Vidal u bë një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit. Që atëherë është transferuar në Mynih, ndërsa aktualisht luan për Bayern. Mesfushori po shtyn shumë për t’u kthyer në Torino. Ai do të ishte një përforcim solid në mesfushën e Juventusit.
Beppe Marotta tha kohët e fundit se ish-lojtarët e Juves nuk e harrojnë klubin bardhezi. Përveç Morata, edhe Vidal është një tjetër lojtar, që “mungon” në Torino. Vidal ishte i pranishëm në “San Siro” për ndeshjen e fundit të Pirlos, ndërsa bisedonte me Chiellini, Barzagli, Marchisio dhe të tjerë, që ishin, gjithashtu, në këtë ceremoni lamtumire. Ai i tha agjentit të tij, Fernando Felicevich, që të hyjë në kontakte me Juventusin, pasi do të donte të kthehej aty.
Kampionët e Italisë kanë një mirëkuptim të madh me Bayern Munich dhe, me Goretzka tashmë i nënshkruar, Vidal mund të largohet nga Mynihu. Juventusi për momentin ka përparësi të tjera, por Vidal është ende në mendjen e tij… Ndërsa Vidal dëshiron të rikthehet, Juve po e konsideron këtë mundësi…

Artikulli paraprak“Luftë” në Kiev, sulmohen tifozët e Liverpool
Artikulli tjetërNë Kiev quhet “udhëtar”, Salah prish agjërimin!