Ish-Kryeministri ka paralajmëruar se Rama po bllokon hapjen e negociatave për anëtarësimin e BE. Berisha ka renditur shattë arsyet se si Rama ka bllokuar hapjen e negociatave me vendet kryesore të Bashkimit Europian.
Posti i Berishës
Te dashur miq, çdo dite nga Europa vijne lajme qe tregojne se hapja e negociatave nuk do behet ne qershor por, njelloj si ne vitin 2016, kushte te tjera do te vendosen per tu plotesuar per hapjen e tyre!
Ky vendim tejet i rende per mbare shqiptaret i nje numri ne rritje te vendeve anetare te Bashkimit Europian ka ne baze:
1- Lidhjen kembe e koke te Edi dhe Olsi Rames me krimin dhe drogen!
2- Shnderrimin e Shqiperise ne qender rajonale operacionale te krimit te organizuar dhe eksportues kryesor te krimi dhe droges ne rajon dhe Europe
3- Kanabizimi i Shqiperise dhe shnderrimi i saj ne Kolumbi te Europes
4- Zevendesimin nga Rama te shtetit ligjor me narkoshtetin.
5- Mbrojtjen nga Rama per shkak te dosjeve te tij te narkoministrave te brendshem Tahiri e Xhafa.
6- Hedhja ne ere e reformes se drejtesise dhe shnderrimi i saj ne dege te ekzekutivit.
7- Shqiperia vendi i pare ne Europe e madje here here dhe ne bote per azilkerkuesit ne vendet e BE.
Ketu me poshte keni deklaraten e fundit te kryetarit te komisionit te Bundestagut per çeshtjet Europiane, Gynter Krishbaum te botuar ne gazeten me te madhe gjermane “Welt”. sb
“Njeriu i Merkel: Krimi ka depërtuar në nivelet e larta të qeverisë Rama
Pas skandalit Xhafaj flet deputeti i Bindestagut Krichbaum: “ Korrupsioni e krimi i organizuar arrin në qarqet më të larta të qeverisë. Prandaj nuk jam per negociatat”
“Në këtë moment unë jam në mënyrë të qartë kundër negociatave të pranimit me Shqipërinë,” tha deputeti i CDU Kristian Gunther Krichbaum. ” Hapja e negociatave tani domtë ishte e parakohshme”
Megjithëse Shqipëria ka nisur “reforma të shumta”, për shembull në gjyqësor, ato duhet “të zbatohen tani tërësisht”. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, “i cili shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë,” argumenton politikani i CDU. Komisioni Evropian ka “treguar naivitet në këtë çështje”.
Krichbaum se fundmi u citua gabim nga disa media shqiptare e me pas u atakua prej tyre Ai i tha Kryeministrit Socialist Edi Rama se këto media ishin nën kontrollin e tij. Rama ishte i ftuar në komisionin e çshtjeve europiane të Bundestagut. Në polemiken, Krichbaum ishte treguar poshterues ndaj Ramës thonë deputetet”