Forca të shumta policie janë vendosur përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rreth e rrotull Kryeministrisë për të mbikëqyrur protestën e opozitës që po zhvillohet mes godinës së qeverisë dhe Kryesisë së Kuvendit.
Kamera e News24 ka mundur të fiksojë edhe një efektiv nga tarraca e kryeministrisë teksa kontrollon me dylbi të gjithë perimetrin ku ndodhen qytetarët.
Po kështu sipër godinës janë vendosur edhe snajperistë. Kjo është një masë e përcaktuar me protokoll në të tilla situata për të siguruar maksimalisht institucionet kryesore të vendit.
Megjithatë uragani popullor nuk ndalet para presionit dhe shantazhit të qeverisë së Ramës. Mijëra protestues kanë mbushur sheshin “Skënderbej”. Banderola me sloganin “Poshtë Pashallarët e Krimit”, risjell në vëmendje skandalin Xhafaj për shkak të episodit të njohur kur, gjatë pazarit për drogën, Agron Xhafajn e quajnë “Pasha”.
Banderola mban portretet e Edi Ramës dhe dy ministrave të tij të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri me nga një kryq të kuq mbi secilin portret.
Banderola është një nga simbolet kryesore të protestës së Partisë Demokratike, duke dhënë mesazhin e opozitës së shqiptarëve nuk u duhet një qeveri dhe një kryeministër në shërbim të krimit, i cili është kthyer në pengesën kryesore për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit te vendit ne Bashkimin Europian.