Mijëra protestues kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme ku ndodhet minitri Fatmir Xhafa. Protestuesit kanbë shpërthyer në revoltë duke hedhur parrulla kundër Ramës dhe Xafajt, ndërsa ky i fundit është ngujuar në zyrën e tij.
Protestuesit kanë hyrë në oborrin e brendshëm të ministrisë dhe kanë hedhur ujë dhe tymuese ndaj institucionit. Ka një shtim të policisë dhe momente tensioni.
Xhafaj u pyet në një lidhje direct nga gazetarja e News24 se klu ndodhet vëllai i tij Geron Xhafaj, por ai nuk ktheu përgjigje. Menjëherë pasi Basha mbaroi fjalimin e tij dhe thirri protestuesit drejt një marshimi deri në sheshin “Skënderbej”, një grup protestuesit përpara Kryeministrisë janë përplasur me kordonin e policisë.
Qytetarët të revoltuar kanë hedhur tymuese dhe kanë tentuar të kalojnë për tek Kryeministria.
Forca tw shumta tw policies dhe forcave speciale që kanw rrethuar institucionin po filmojnw dhe fotografojnw protestuesit.
Filmimet, ndryshe nga herët e tjera, janë bërë dukshëm në sytë e protestuesve që përplaseshin me efektivët. Disa policë kameramanë qendronin mbi BunkArt, mbi kokat e turmës dhe me kamerat synonin të kapnin sa më shumë fokus.