PS refuzon të dënojë dhunën policore ndaj kryeredaktorit të “RD”, Bledi Kasmi! Mbledhja e sotme të Komisionit të Mediave po zhvillohet me tensione pas kërkesë së deputetëve të opozitës për dënimin e dhunës policore ndaj gazetarit Kasmi.
Kryetarja e Komisionit të Medias paraqiti sot në Komision një draft deklaratë në lidhje me dhunën e ushtruar nga kryeredaktorit të gazetës Rilindja Demokratike gjatë protestës së opozitës më 26 maj.
Deklarata kërkon 1. Thirrjen me urgjencë në seance dëgjimore të z. Bledi Kasmi, ditën e hënë, dt 4 Qershor 2018; 2. Zbardhjen me përparësi të kësaj ngjarjeje të rëndë për lirinë e shtypit dhe sigurinë e jetës së gazetarëve; 3. I bëjmë thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj të dënojnë dhunën policore ndaj Kryeredaktorit të gazetës opozitare, Bledi Kasmi dhe të distancohen nga çdo akt dhune, shantazhi dhe intimidimi që iu bëhet gazetarëve dhe punonjësve të medias. Por deputetët e Partisë Socialiste refuzuan të firmosin dekalratën e propozuar nga kryetarja e komisionit z.Vokshi. Asnjëri prej deputetëve të Partisë Socialiste nuk e denoi dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi.