Pezullimi me urdhër Gjykate i drejtorit të përgjithshëm të policisë, Haki Çako, për deputetin demokrat Gent Strazimiri, është prova se përgjimet në Shqipëri kanë ndodhur. Deputeti demokrat thekson se kryeministri Rama dhe ministri Tahiri përmes Policisë së Shtetit përgjuan ata që i cilësojnë armiq në rrugën e tyre. Në atë që po konsiderohet përplasje mes Policisë e Prokurorisë, Strazimiri thotë se nën akuzë janë vartësit e Saimir Tahirit, i cili sipas tij, bashkë me Ramën, përmes deklaratave publike konfirmuan pengimin e drejtësisë. Për Strazimirin e gjithë kjo histori shtron një pyetje: “Kë kemi në krye të shtetit, një organizatë kriminale apo një organizatë shtetërore të organizuar mirë, të pajisur mirë, me armën kryesore ligjin? Apo kemi një çetë hajdutësh, çetë që nuk pyet për ligjin, është mbi ligjin, i bën karshillik dhe kërkon mos ndëshkueshmëri edhe kur është kapur në flagrancë?”
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...