Denoncimi i Berishës: Vëllai i Artur Bushit, pronar i parcelave me kanabis në Fushë Krujë

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të kryebashkiakut socialist të krujës, Artur Bushi për parcelat me kanabis. Berisha ka reaguar pas n jë mesazhi të marrë nga një qytetar, i cili e informon se arat me kanabis po korren në mënyrë selective nga Policia e Shtetit.
Sipas denoncuesit, pronari i parcelave me kanabis është vëllai i kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi.
Postimi i Breshës në Facebook
Antidroga dixhitale denoncon:
-Korrje selektive e arave me kanabis nga narkopolicia!
-Kokat e arave te droges jane ne pushtet, ata qe shpalii xhafopolicia jane thjeshte argat!
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Mirembrema z Berisha aksioni i policise per luften kunder kanabisit ne bashkin kruje duhet pershendetur por duhet te jete real e drejtuesi i policise z Xhovalin loka nuk duhet te quaj punetoret e bimeve koka te trafikut, se hallexhijt jane viktim e ketij kriminalizimi te vendi. Kanabisi i prere ne zonen e zalles ne njesin administrative f kruj i denoncuar dhe me pare ka si pronar kryeplakun ilirjan sala .vellain e kry te bashkis kruje ilir bushin .policin betim rryci etj. Keta jan dhe pronar te kanabisit te sekuestruar nga policia para nje muaj ne thuman ku u arrestua nje ish doganier dhe doli ne kerkim nje polic i komisariatit nr 2. Ne fshatrat e njesis administrative Nikel ka mbi 20 mije rrenje kanabis qe don dhe 20 dite te filloj mbledhja.ne aksionin e djeshem ne fshatin kurcaj afer fisit me mbiemer caca policia nuk ka prere dy parcela”.

Artikulli paraprakShkëmbim mes Alegrit e Zidane?
Artikulli tjetërRama është i vetmi që ka frikë nga Basha