Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka dhënë alarmin në Komisionin e Medias për rrezikun e mbylljes së mediave online me urdhër të kryeministrit Rama. Boçi ka folur në lidhje me rregullorne e AKPE dhe mënyrën se si mund të veprojë ky organzëm shtetëror për mbylljen e faqeve informative on line.
“Liria e medias po goditet pasi po godetet media online, tha Boçi. Rama ka ndërtuar një arkitekturë ligjore që do të sjellë censurimin.
Ju si AKEP, ju drejtua Boçi drejtorit të këtij institucini, duhet të përcaktoni marrëdhënjet me autoritetet.
Gjërat janë të përllogaritura dhe nuk ka sgjë të rastit”, tha Boçi.
Deputeti i PD dha alarmin dhe kërkoi të merren masa menjëherë për të parandaluar këtë nismë të kryeministrit.
“Jemi në alarm sepse ja kanë hedhur parlamentit. Ajo rregullorja duhet të kalonte në komisionin e medias. Jo, ju të hartoni një rrgullore që të zbatoni një urdhër që ju vjen nga zyrat e qeverisë.
Nuk duhet që pushteti politik të verifikojë paligjshmerinë pasi shkelet e drejta.
Është një krim ndaj medias on-line.
Mediat janë nën presion absolut të kryeministrit. Ato janë zëri i lajmeve dhe publikimit të të vërtetave.
Alarmi është shumë i madh. Mediat online po goditen sot. Sepse një autoritet publik që është Kryeministri, urdhëron AKEP që është një instituicon që varet prej tij të mbyllë mediat online. Kjo nuk është demokraci”, tha deputeti i PD.