Protesta para Ministrisë së Brendshme: Rama-Xhafa-Tahiri po bllokojnë integrimin e Shqipërisë në Europë

Të rinjtë e FRPD dhe LRI vijuan sërish protestën sot para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar jo vetëm largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Ata sollën një tjetër risi në protestën e tyre këtë pasdite, para Ministrisë së Brendshme, ku kërkuan rrëzimin e qeverisë Rama. “Një ekspozitë me ‘meme’ nga shumë të rinj që i kanë realizuar për të treguar se nuk e durojnë sot qeverinë e Ramës, këtë sistem antivlerash”, sqaroi deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi. “Në mënyre simbolike, të rinjtë vendosen përpara Ministrisë një ekspozite me ‘meme’ të bëra nga të rinj të pa angazhuar politikisht, rrjete të ndryshme sociale si dhe Genc Sejko, të cilat tregojnë se si vepron drejtësia e Edi Ramës”, tha Belind Këlliçi, kreu i FRPD.
Ai shtoi: “Kuksianet janë ende në burg, Tahiri i lirë e Xhafa ministër. Për 3 mijë lekë faturë energjie të pa paguar kryefamiljaret janë shtyrë drejt vetëvrasjes, ndërsa Fatmir Xhafa është ministër dhe pse ka fshehur nga drejtësia të vëllanë të dënuar për trafik droge, edhe perse ai është subjekt i ligjit Antimafia për shkak të dënimit me 7 vite burg për trafik droge në Itali të vëllait të tij.
Këto meme pasqyrojnë më së miri ironinë therrëse me të cilën të rinjtë shqiptarë trajtojnë Edi Ramën, Fatmir Xhafën e Saimir Tahirin në rrjetet sociale. Tashmë kjo treshe e cila po bllokon integrimin e Shqipërisë në Europë është trageti kryesor i talljes së të rinjve shqiptarë”.
Protestuesit kërkuan jo vetëm largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, por edhe të Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij. Ata paralajmëruan vijimësinë protestave deri në rrëzimin e qeverisë.

Artikulli paraprakZidane pranon ofertën 200 milion euro
Artikulli tjetërVideo/ Telefonata e gazetarit tërbon Ramën: Ore je në metro? U enjtsh në by*hë, budalla!