“Kryeministri po ushtron presion mbi Gjykatën e Apelit për Haki Çakon, sepse përgjimet janë një kërcënim i vërtetë dhe se e vërteta do të zbardhet”. Ky është denoncimi publik i bërë sot nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, menjëherë pasi Çako e apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila e pezulloi atë nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe la në arrest shtëpie shefin e Forcës Operacionale dhe një specialit, për skandalin e përgjimeve. Por Basha e ka drejtuar gishtin ndaj Ramës si përgjegjësin kryesor. “Kërcënimi i Ramës dje nuk u bë në emër të Saimir Tahirit, por është një investim i drejpërdrejtë vetëmbrojtjeje”, tha Basha.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...