Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë pasdite para Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Sipas raportimeve të para, ka të plagosur.
Dyshohet se dy persona janë konfliktuar në një pikë bastes që ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës, konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit me dy të plagosur.
Sipas burimeve, dy personat fillimisht janë konfliktuar me njeri tjetirn dhe më pas kanë nxjerrë armët e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit që përfundoi me armë dhe si pasojë mbetën të plagosur dy persona. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.