“Marca” lëshon bombën e merkatos!

Të gjithë tifozët e klubeve më të mëdha europiane ëndërrojnë të shohin Cristiano Ronaldon sezonin e ardhshëm me fanellën e skuadrës së tyre të zemrës. Portugezi tashmë ka thënë se do të largohet nga Real Madrid, dhe pas raportimit të mëngjesit të sotëm nga “Il Giornale” që e zbarkonte CR7 te Napoli, media serioze spanjolle “Marca” ka informuar se mes ekipeve favorite për të siguruar shërbimet e portugezit është edhe Juventus, kampione e Italisë.
“Nuk janë të shumtë klubet që mund të pretendojnë blerjen e tij nga aspekti ekonomik, pastaj është edhe çështja e pagës së tij, që përbën problem, ose të paktën duhet zgjidhur. Destinacioni i parë është ai që kthehet e rikthehet shpesh, Manchester United, vijuar me Bayern Munich, por edhe Juventus. Gjithsesi bazuar në pagën e majme prej 21 milionë euro në sezon që përfiton CR7 nga Real Madrid, duket gati mision i pamundur që një skuadër e Seria A të mund të përballojë luksin e blerjes së portugezit”, raporton ‘Marca’.

Presidenti i La Liga zbulon planet e klubit
Presidenti i La Liga, Javier Tebas, përgënjeshtroi çdo aludim mbi shanset që Real Madrid të blejë brazilianin e PSG, Neymar për shumën marramendëse të 400 milionë euro.
“Unë nuk kritikoj PSG për shifrën stratosferike me të cilën blenë Neymar nga Barcelona. Unë rishikova burimin e atyre parave për transferimin. Ajo shumë parash nuk vinte nga të ardhurat që gjeneronte PSG nga bizneset e veta të industrisë sportive”.
“Nëse Neymar kushtoi miliona, kjo është për shkak të emirit të Katart, që është pronari i klubit, sepse ai hap pusin dhe paguan miliona”, deklaroi presidenti Tebas në një intervistë për revistën ‘Club del Deportista”.
“Unë ju konfirmoj se Real Madrid nuk do të paguajë 400 milionë euro për të blerë Neymar, por shifrat dhe numrat që Real Madrid gjeneron mund t’ju vendosë ju në pozita shumë të përafërta për të realizuar këtë transaksion”, konfirmoi kreu i La Liga.

Artikulli paraprakWohlfeld: Negociatat? BE s’do vende autoritare dhe antidemokratike, s’ka rezultate në luftën ndaj krimit e drogës
Artikulli tjetër“Rusi 2018”, botërori më i shtrenjtë në histori