Censura/ Televizionet marrin urdhër nga Rama, bojkotojnë fjalën e aktorit të madh Robert Ndrenika

Shumica e televizioneve në vend bojkotuan fjalën e aktorit të madh, Robert Ndrenika në në Komisionin e Medias në Kuvend. Në vend që të transmetonin fjalën e aktorit të madh Robert Ndrenika, kanë vendosur që të transmetojnë një fjalim të Gramoz Ruçit.
Përjashtim në këtë moment ka bërë vetëm FaxNeës, që nuk e ka nderprere transmetimin live nga komisioni. artistet ne kivend
Aktori Robert Ndrenika, së bashku me një përfaqësi aktorësh të Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm, ishin të pranishëm sot në Komisionin e Medias në Kuvend për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit.
Televizionet shqiptare ndërsa kërkojnë para nga taksapaguesit shqiptarë zgjedhin të transmetojnë Gramoz Ruçin që flet për projekte imagjinare suksesi dhe ndërpresin transmetimin e fjalës së artistëve që rrezikojnë të mbeten pa Teatër.
Në kohën kur në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit po fliste aktori Robert Ndrenika, media me porosi bëri ‘black’ sinjalin nga komisioni dhe menjëherë u lidh me Gramoz Ruçin që fliste për bujqësinë.
Një censurë kjo ndaj teatrit dhe artistëve dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë?
Pak kohë më parë gjatë një takimi që artistët zhvilluan me kryeministrin Rama për Teatrin, ky i fundit nuk lejoi që të fliste artisti i madh Robert Ndrenika.

PS bojkoton dëgjesën me artistët për Teatrin
Kryetarja e Komisionit të Medias Albana Vokshi, e cila ka pritur sot për dëgjesë lidhur me projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar, artistët, ka njoftuar në nisje të mbledhjes së ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe deputetët e PS e kanë bojkotuar mbledhjen. “Një veprim i kordinuar në nivel qeveritar, tha Vokshi, i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama”.
Vokshi deklaroi se sot në mbledhje ishte thirrur “dëgjesa me Ministren e Kulturës për të informuar mbi projektligjin. Ky është një akt injorimi ndaj autoritetit të Kuvendit dhe si i tillë është akt thellësisht antikushtetues. Meqënëse e bëjnë me urdhër dhe deputetët e mazhorancës nuk kanë ardhur, kanë refuzuar që të jenë pjesë e kësaj mbledhjeje ku do të diskutohet çështja e këtij projektiligji, deputetët e PS po bojkotojnë sepse nuk mund të mbrojnë një ligj që është i pambrojtshëm, sepse po bëhet për një kompani private dhe për interesa private. Teatri është thjesht një prej krimeve që bëhet me anë të këtij ligji, shembja e Teatrit menjëhërë, po skandali më i madh qëndron se pjesa më e madhe e gjurmës së Teatrit po dhe pjesa e tokës publike rreth Teatrit do t’i jepet sipas termave të përcaktuar nga kompani private, një privati.
Një veprim i kordinuar në nivel qeveritar i urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Bojkoti është një shenjë shumë e keqe. Me hartimine këtij draftligji kemi një grusht shteti institucional. I kemi bërë thirrje kryeministrit të marrë masa për ministrat që nuk paraqiten në komision, për deputetët që bojkotojnë si dhe kryetarit të Kuvendit.
Meqënëse ministrja ka refuzuar të vijë dhe ka paraqitur gatishmërinë të paraqitet pas një jave, unë do të njoftoja datën tjetër të mbledhjes, më 19. Unë do të propozoja që takimi të zhvillohej në ambientet e Teatrit rreth këtij projekti, në këndvështrimin tonë, mafioz.
Kanë kërkuar që të jenë pjesë e kësja dëgjese edhe aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, që e falenderoj për të gjithë mbështetjen që ju i jepni artistëve dhe rezistencën që po bëni për mbrojtjen e shtëpisë suaj”.

Artikulli paraprakShembja e Teatrit/ Paralajmërimi i fortë i Robert Ndrenikës: Këtu do të nisë lufta!
Artikulli tjetërShembja e Teatrit/ Spaho: Rama nuk ndalet me peticione, ai kupton vetëm “gjuhën e Kukësit”!