Berisha denoncon skandalin: Rama dhe ministrja e tij u ndërpresin mjekimin të sëmurve

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, Rama dhe ministrja e tij e Shëndetësisë u ndërpresin mjekimin të sëmurve duke hequr ilaçet nga rimbursimi! Denoncimi i Berishës është ëbrë pas një mesazhi të marrë nga një qytetar, i cili sghkruan se bababit të tij i është ndërprerë mjekimi sepse shteti nuk e përballon.
“Shpirtkatrani Rama dhe shpirtzeza ndrikull Manastirliu ndërpresin mjekimin të sëmurve duke hequr ilaçet nga rimbursimi!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha.
“Përshendetje Dr. Berisha!
Po ju drejtohem ju si e vetmja menyre e degjimit te hallit tone dhe me shpresen e gjetjes se nje zgjidhje.
Ne vitin 2015 babi u diagnostikua me Arthritis reumatoid, semundje kronike qe nuk mund të shërohet, por simptomat mund të mbahen nen kontroll me trajtim. Filloj te mjekohej me Embrel (etanarcept) ilac biologjik, gjate kesaj periudhe shfaqi dhe permiresime.
Problemi qendron se i eshte nderprese mjekimi jo se nuk e ka te nevojshme por shteti nuk e perballon (eshte i kushtushem dhe pacientet e marin me rimbursim).
U be nje muaj qe nuk mer mjekim dhe ka nis te shfaqe shqetesime. Mjekia i thote qe e ke shume te nevojshme ta vazhdosh si mjekim. Ju lutem na ndihmoni ti japim nje zgjidhje nuk mund te leme njerez te vdesin, ju jeni e vetmja rruge per ti dhene ze keti problemi”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakSekretari gjerman i Drejtësisë: Nuk ka vendim për hapjen e Negociatave me Shqipërinë
Artikulli tjetërRusia, skuadra organizatore më e dobët e një Botërori