Kjo Spanjë do të shkojë larg në këtë Botëror

Cristiano Ronaldo shfaqi një prej paraqitjeve më të mira të tij me kombëtaren e Portugalisë, duke i siguruar ekipit të tij një barazim prej 3-3 ndaj Spanjës.
Nëse Portugalia ka marrë një pikë, ishte pikërisht falë portugezit, i cili realizoi tri gola, të tri situativ dhe falë cilësive të tij individuale.
Duke mos u ndalur shumë ne penalti, goli i dytë ishte një goditje e fuqishme, të cilën nuk e perceptoi si duhet De Gea, i cili gaboi. Ishte ky goli i epërsisë për Portugalinë.
Ronaldo kompletoi hetrikun pak minuta para fundit të takimit me një gol nga gjuajtja e lirë. Një goditje spektakolare, e pandalshme për cilin do portier. Ndoshta edhe ky gabim, i katërti rresht në tri ndeshje radhazi do t’i faturohet De Geas. Ishte ky goli i barazimit.
Dallimi mes golit të epërsisë së Ronaldos, që ishte goli i dytë dhe golit të barazimit është mjaft i madh. Dallimi është Spanja.
Vetëm dy ditë pasi e larguan përzgjedhësin e kombëtares, Julen Lopetegui, Spanja arriti të tregojë karakter të madh.
Harroni pikën dhe barazimin. Kjo Spanjë mes dy golave të Ronaldos është e frikshme, pikërisht për shkak të karakterit të treguar duke u kthyer dy herë nga disavantazhi për të krijuar edhe epërsi, krejt kjo në mënyrë të stuhishme.

Artikulli paraprakPërgjigjja e Perez i akuzuar për pabesi ndaj Spanjës
Artikulli tjetërRama është gati të shesë Shqipërinë, por nuk është gati të ndalë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës