Shpërthen Trebicka paralajmëron reagim të fortë: Të jemi vigjilentë se birat e kur*ës veprojnë

Artistët kanë vazhduar edhe sot me protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar pasi qeveria këmbngul për shembjen e tij.
Ata janë mbledhur sërish tek godian e Teatritm kombëtar dhe kanë bërë thirrje që qeveria të tërhiqet nga projektligji që parashikon shembjen e Teatrit.
Ndër ata që folën ishte dhe aktori Alfred Trebicka i cili tek sa iu refrua fjalës së pedagogut Ervin Goci për të qenë të vëmendshëm pasi shembja e Teatrit është zyrtarizuar, tha se duhet treguar vigjilencë pasi “birat e kur*vës veprojnë”.
“Është shumë e rëndësishme që ne të gjithë të jemi vigjilentë se birat e kurvës veprojnë. Ne do ta mbrojmë Teatrin Kombëtar, nuk do të rrahim asnjë, nuk do të shqepim asnjë, por ata po e kruajtën do ta gjejnë”, tha ai.
Ndër ata që folën ishte dhe regjizori Robert Budina i cili theksi se nëse qevera nuk i dëgjon artistët ata do gjejnë zgjidhje më të forta për të arritur qëllimin e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. “Ne do të dalim në protesta deri sa qeveria të tërhiqet”, tha ai.
Ndërkohë që ndryshe nga herët e tjera artistët përveç fjalimeve kanë performaur dhe me këngë dhe poezi.
Ndërkohë që kësaj proteste i janë bashkuar shumë qytetarë shqiptarë me profesione të ndryshme, të cilët kanë dalë në mbështetje të artistëve. Pjesë e kësaj proteste janë bërë edhe deputetët e LSI-së, Floida Kërpaçi dhe Endrit Brahimllari.

Artikulli paraprakQeveria diskriminon pacientët e verbër
Artikulli tjetërDeklarata e dhimbshme e Messit pas humbjes së penalltisë